Kryeministri, takim me ambasadoret e OKB
Kreu i qeverise, Berisha, priti dje ne nje takim ambasadorin e Tanzanise, Augustine Mahiga dhe ambasadorin e Irlandes ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, John Paul Kavanagh. Gjate takimit, Kryeministri Berisha i njohu dy ambasadoret me reformat e gjithanshme qe qeveria ka ndermarre ne kuader te proceseve te integrimit dhe zhvillimit te vendit. Nje teme e rendesishme e ketij takimi ishte projekti "Nje OKB", ne te cilin Shqiperia eshte perzgjedhur si vend pilot. Kryeministri Berisha shprehu vleresimin e tij me pozitiv per perzgjedhjen e Shqiperise ne kete projekt midis disa vendeve. Ne kete kontekst, Kryeministri vleresoi ecurine e mbare te ketij procesi dhe leverdite e medha bilaterale si per Shqiperine ashtu edhe per Organizaten e Kombeve te Bashkuara, ne perfitim te projekteve te rendesishme per vendin.