E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Thatësirat, punë të Zotit, import energjie pavarësisht cmimit

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha garantoi sot se qeveria do të importojë energji elektrike për të përballuar situatën emergjente në vend, duke shtuar se po pati nevojë, për këtë do të modifikohet dhe buxheti i shtetit për vitin 2012.

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë u shpreh se thatësira ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin dhe se pavarësisht reshjeve të shirave të rëna ditet e fundit, situata nuk paraqitet aspak premtuese.

“Ne i përmbahemi parimit se çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj dhe nuk do të ndërpriet energjia për asnjë orë për shkak të çmimit” ka theksuar Berisha.

“Qeveria është detyruar javën që shkoi të miratojë një akt normative për një kredi 50 milionë dollarë në. Nuk mund të parashikojmë sesi do të jetë, pasi kjo thatësirë, nuk ishte parashikuar, Nëntori ishte parashikuar me reshje të shumta, por nuk ka pasur shumë, këto janë punët e Zotit, nuk i kemi ne në dorë. Ne kemi në dorë që qytetarët të mos bien në errësirë, ndaj ne dekretuam kredinë dhe në cdo rrethanë garantoj se buxhetit do t'i bëhet cdo modifikim i nevojshmëm dhe vendi të mos shkojë deri në ndërprerje energjie, ajo kohë nuk do kthehet më”.

Berisha tha se kjo cështje cilesohet urgjente, pasi nga reshjet e rëna, nivelet e liqeneve në HE-et kryesore të vendit nuk janë mbushur.
“Deri para pak ditësh Alpet e Zvicrës dhe Austrisë kanë qënë pa borë. E vërteta është se liqenet në HEC-e kanë qenë në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Pavarësisht nga kjo, për t'i mbushur ato jemi larg, ndaj urgjent importi qe do të kushtojë”.

Por, sipas kryeministrit, pavarësisht shpenzimeve, borxhi publik nuk do të rritet.
“Megjithatë me gjithë këto, kam kënaqësi t’ju njoftoj se me ato ndërhyrje që kemi bërë në buxhet dhe shkurtimet e shpenzimeve në Qershor, prapësëprapë borxhi jo vetëm që nuk rritet ne raport me vitin e kaluar, por do ketë rënie të lehtë këtë vit. Nga 59,7 % që ishte një vit më parë, këtë vit pritet të mbyllet me 59%. Por, mos qe ky akti i fundit normativ do ishte më mirë akoma, por kjo, ishte emergjencë dhe ne e kemi përcaktuar dhe do e marrim këtë vendim”, u deklaroi Berisha, deputetëve të PD në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie.

Thatësira në hidrocentrale ka bërë që qeveria shqiptare të importojë energji deri më 17 milionë kilovator. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se do të vendoset në punë Teci i Vlorës për të zbutur situatën me energjinë në vend.

(d.bonollari/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berisha: Vaclav Havel frymëzoi popujt në përmbysjen e diktaturave Qeveria, akt normativ për të shtyrë 2 muaj regjistrimin e banesave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›