E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Berisha: Bazë, rekomandimet e ndërkombëtarëve

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, takimin në Komisionin e Venecias ku mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Berisha shprehu falenderimet e tij për punën e bërë nga Komisioni i Venecias dhe nga OSBE-ODIHR për rekomandimet e bëra në kuadër të reformës zgjedhore dhe parlamentare.
"Duhet të shpreh dhe një herë falenderimet e përzemërta për këto institucione që janë sot insitucionet me ekspertizën më të mirë në botë për Komisionin e Venecias dhe OSBE-ODIHR, për rekomandimet e shkëlqyera, objektive dhe të dobishme që ata kanë paraqitur, sikundër garantoj se do punohet me seriozitetin më të madh për konkretizimin e tyre në ligjet, vendimet dhe udëzimet e këtij vendi.
Duke vënë në dukje pranin e përfaqësuesve të opozitës në këtë takim, Berisha u shpreh se, "në këtë delegacion kishte dhe anëtarë të opozitës, gjë që është pozitive, sepse tregon që opozita ka pranuar plotësisht rekomandimet e bazuar në këto dy insitucione".

Berisha gjithashtu theksoi se, "Komisoni i reformës parlamentare duhet të vijojë punën me frymën e baskëpunimit, mirëbesimit, mirëkuptimit, duke pasur tashmë një dokument serioz, për realizmin e kësaj reforme të rëndësishme".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›