E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kufoma e gjetur dje dyshohet se i përket marinës turke

FIER- Trupi i pajetë i gjetur dje në bregdetin e Darzezës në Fier dyshohet se i përket një prej marinarëve turq, që humbën jetën nga mbytja e anijes ‘Reina 1’, në detin Adriatik, si pasojë e përplasjes me tragetin ‘Ankara’.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të policise së Fierit, sipas së cilave në trupin e pajetë është gjetur një celular, i cili përmbante numër me prefiks të Turqisë. Ndërkaq vijojnë hetimet për të kryer identifikimin e saktë.

Trupi u gjet dje nga banorët në bregdet dhe nëse ai i përket një marinari turk, numri i viktimave të gjetur deri tani arrin në 5, ndërsa mungojne dhe 3 të tjerë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›