Berisha: Thirrja e OSBE-së, hap për tryezën
Reagimi erdhi fill pas deklaratave të forta nga OSBE-ja, sipas të cilave opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe komisioni hetimor të ngrihet mbi bazën e Kushtetutës së vendit.
“Në qoftë se lexoni dokumentet ndërkombëtare, nuk ekziston as edhe një i vetëm që të mund të kërkojë që opozita të ketë shumicën në komisionet parlamentare. Jo, sepse kjo nuk i kërkohet kurrë një shumice të dalë nga një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm. Por këtë koncesion në interesin më të mirë të vendit e bën plotësisht mazhoranca jonë për ti dhënë opozitës të gjitha garancitë se do të mund të ushtrojë e plotë hetimin e saj, natyrisht, në respekt të Kushtetutës dhe vendimeve kryesore të Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Berisha para parlamentarëve. Berisha komentoi edhe deklaratat e kreut të Asamblesë së OSBE-së, duke theksuar se ky dokument duhet të jetë për tryezën e thirrur nga presidenti.
“Është në interesin më të mirë të vendit që edhe ky dokument i ri, i lëshuar sot nga Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një personalitet i shquar, me përkatësi partiake socialiste, të cilin unë e vlerësoj, të jetë një nxitje tjetër për suksesin e tryezës nga e cila me të vërtetë mund të dilet, në bindjen time më të thelle, me rezultate plotësisht të prekshme, të cilat bëjnë të mundur kthimin e opozitës në Parlament”, tha më tej kreu i qeverisë shqiptare.