Berisha: Tia lëmë bilbilat, boritë dhe mashtrimet opozitës
Kreu i qeverisë përuron fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës
Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër kundërshtarin e tij politik Edi Rama duke e quajtur turp jo vetëm për Shqipërinë por dhe për mbarë Evropën, mos daljen në krye të listës së partisë. Mesa duket ky ka qenë sulmi i fundit që kreu i qeverisë i ka bërë kundërshtarit socialist Rama, sepse ka premtuar se gjatë kësaj fushate nuk ka ndërmend të merret me të, duke i lënë në këtë mënyrë bilbilat, boritë dhe mashtrimet opozitës. Në vijim të turit Shqipëria po ndryshon, kryeministri Berisha është ndalur në komunën e Voskopit, në Korçë për të përuruar fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës.Sërish propozimi që kryeministri Berisha i ka parashtruar Ramës ka qenë për betejën politike duke i kërkuar shkëputjen nga lejet e ndërtimit. Ndërsa është ndalur tek programi i PS i paraqitur në konferencën e partisë, kreu i qeverisë ka vlerësuar si të pabazë premtimin e Ramës për lejen e lindjes, sepse sipas tij ky premtim është realizuar nga mazhoranca e sotme që në vitin 1993. Në konferencën e tij, u thoshte grave të reja se do tua bëjë lejen e lindjes 1 vit, ndërkohë që e kemi bërë që në vitin 1993. Nuk ka faj se nuk e di se çbën, ka theksuar Berisha. Nga ana tjetër, kryeministri Berisha i ka kërkuar banorëve të kësaj zone vazhdimin e rrugës së zhvillimit. Ndaj të ecim së bashku, të marrim kartat e identitetit, të ndërtojmë rrugët, urat shkollat, ujësjellësit ,të zhvillojmë fermat tona, universitetet tona. Nuk kemi qenë kurrë ndonjëherë në këtë lartësi që jemi sot, veçoi ai. Kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij përpara banorëve të kësaj komune ka vlerësuar Voskopojën, e cila sipas tij meriton dhe duhet të ketë sa më parë infrastrukturë evropiane, që turistët nga e gjithë Evropa të vijnë dhe ta vizitojnë e të shohin këtë vend i cili gërsheton, si trashëgiminë mahnitëse, kulturore dhe fetare, ashtu edhe zhvillimin e sotëm. Ne bazohemi në një parim. Për ne Shqipëria kurrë nuk do të jetë një vend i zhvilluar, në qoftë se Voskopi, Podgoria, Dhëmblaku, Mokra, Qukësi dhe mbarë komunat e vendit nuk janë të zhvilluara. Ne nuk kemi territor për të braktisur. Zoti e ka bërë të bukur këtë vend, i ka dhënë pasuri të mëdha. Ne do të bëjmë çdo gjë që këto pasuri që flenë, të shndërrohen në vlera për ju, vlera për fëmijët tuaj, vlera për brezat që vijnë. Qeveria ime këto 4 vite, por edhe katër vitet e ardhshme dhe në 4 vitet e tjera përtej këtyre, sa të qëndrojë në pushtet në programin dhe agjendën e saj do të ketë vetëm interesat tuaja fisnike, veçoi Berisha. Kreu i ekzekutivit ka premtuar se vitin e parë, të mandatit të dytë, çdo shqiptar do të lëviz pa viza në tërë Evropën si qytetarë të mirë të saj. Ndër të tjera Berisha ka përmendur edhe arritjet e kësaj qeverie gjatë këtyre katër viteve duke u ndalur në rindërtimin e shkollave, dyfishimin e buxhetit për arsimin, luftën ndaj varfërisë, etj.
Premtimet për Voskopin
Kreu i qeverisë Berisha është zotuar përpara banorëve të komunës së Voskopit për financimin e çdo projekti për ti dhënë infrastrukturën e një lagjeje të qytetit. Ndër të tjera Berisha ka premtuar se në çdo shtëpi të fshatit shqiptar do të ketë ujë brenda si dhe energjia elektrike nuk do të ketë ndërprerje për 24 orë. Premtimi i radhës ka qenë barazia e shkollës së fshatit me atë të qytetit, barazinë e pensionit të fshatit me atë të qytetit. Por, kreu i qeverisë u ka dhënë një këshillë fermerëve, që të ndjekin çmimin e bursës edhe pse në këtë drejtim sërish ka premtuar mbështetjen e qeverisë. Por, jo të merrni çmimet në dogana, pasi kjo ju dëmton. Ne i vendosim ato çmime, në mënyrë që ju të kapni tregun e brendshëm. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me çmimet e bursës. Drejtoritë e bujqësisë do tu informojnë ju rregullisht. Ju do të punoni, ne do të mbrojmë prodhimet tuja, ne do të shumëfishojmë prodhimet tuaja. Qeveria ime vendosi të financojë të gjitha projektet e vlefshme të fermerëve shqiptarë. Unë jua jap fjalën se ato fonde që nevojiten ne do ti financojmë, veçoi Berisha.