I nënti në listë, Gjergji dorëhiqet si kandidat për deputet në PD
Menjëherë mbas bërjes publike të listave të kandidatëve për deputet nga ana e kryeministrit Berisha, ish deputeti i PD, Sami Gjergji është dorëhequr nga lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Gjergji njihet si një përkrahës i flaktë i presidentit Topi, shkak ky që mendohet ta ketë degdisur në një renditje fundore të listës për deputet.
Gjergji e ka parë veten i nënti në renditje, në listën e kandidatëve në qarkun e Durrësit. Pikërisht për këtë fakt, ai ka menduar të largohet nga Partia Demokratike. Gjergji vetë ka shpjeguar se dorëheqja e tij ka ardhur si shkak i mosnjohjes së kontributeve nga ana e Partisë Demokratike. Nuk është marrë për bazë mendimi i anëtarëve të PD së Durrësit, por është vendosur ashtu si ka dashur lidershipi Sali Berisha, është shprehur Gjergji.