E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tirana do te kete pamjen e nje metropoli modern Nga Qamil Xhani



Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar nisjen e punimeve per bulevardin e ri si nje hap te rendesishem per zhvillimin dhe modernizimin e kryeqytetit. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se ky projekt zhvillon nje nga zonat me te “paralizuara” te Tiranes qe nga krijimi i saj si kryeqytetet. Kryeministri e vlereson kete projekt edhe si nje zgjidhje per trafikun dhe per shtimin e hapesirave te gjelbra ne Tirane. “Bulevardi i ri zhvillon gjysmen e braktisur e te “paralizuar” prej mbi 80 vitesh te Tiranes, krijon mijera e mijera vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e nje metropoli modern europian dhe garanton nje permiresim te madh te trafikut, gjelberimit, tregut dhe punesimit. Sistemimi i lumit te Tiranes e shnderron ate nga nje zone e shemtuar hedhurinash ne nje zone shume te bukur rekreative”,- shkruan kryeministri Sali Berisha. Ne komentin e tij, Berisha shpreh vleresime dhe per ndihmen e autoriteteve te Kuvajtit per nisjen e ketij projekti, Bashkine e Tiranes si dhe studion qe e ideoi ate. “Mirenjohje te thelle donatoreve bujare, autoriteteve te UAE, Katar, Kuvajt, Bashkise se Tiranes, Kryetarit te saj, studios Grimshaw dhe dhjetera e dhjetera eksperteve te shoqerise civile per kete veper themeluese, monumentale te Tiranes se shekullit te 21-te. Urime!”,- shprehet kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverise ndalet dhe rendesine ekologjike qe ka ndertimi i ketij bulevardi dhe hapjes qe i bene Tiranes ne nje tjeter drejtim te saj. “Te dashur miq, sot filluan punimet per ndertimin e bulevardit te ri dhe sistemimit rekreativ te lumit te Tiranes, projekt i studios se famshme Grimshaw. Bulevardi i ri lidh Tiranen me Paskuqanin dhe ka nje gjeresi rreth 70 m dhe si nje korridor i vertete ekologjik lidh liqenin artificial me liqenin e Paskuqanit”,- shprehet Berisha. Nga ana tjeter, Kryeministri vlereson dhe faktin se ky projekt eshte vazhdim i projektit te ideuar 80 vjet me pare nga arkitekti italian, Armando Brasini, i cili ideoi qendren e Tiranes. “Ai eshte vazhdim i bulevardit ekzistues te ndertuar 80 vite me pare sipas idese se arkitektit gjenial Brasini dhe projektit te nje grupi arkitektesh te udhehequr nga Florestano Di Fausto”,- vlereson kryeministri Sali Berisha. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka mbeshtetur nisjen e ketij projekti qe ne fazat e para te ideimit te tij. Ne muajin maj te ketij viti, kur u miratua dhe marreveshja per fondet e ndertimit te projektit, kryeministri Berisha u shpreh se keto ndertime kane nje rendesi madhore per vendin. “Ky projekt ka nje impakt historik per vendin, do te ndertohet gjysma e bulevardit qe pret te ndertohet qe nga themelimi i Tiranes moderne sepse ai bulevard ka ekzistuar ne projektin e saj dhe ajo qe eshte po kaq e rendesishme eshte se lumi i Tiranes, nje lume qe eshte perdorur per cdo gje tjeter, por jo per interesin e qytetareve te qytetit, tani do te shnderrohet ne nje prej zonave me rekreative dhe ky eshte nje zhvillim shume pozitiv”,- ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.

DEKLARATA

“Bulevardi i ri zhvillon gjysmen e braktisur e te “paralizuar” prej mbi 80 vitesh te Tiranes, krijon mijera e mijera vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e nje metropoli modern europian dhe garanton nje permiresim te madh te trafikut, gjelberimit, tregut dhe punesimit. Sistemimi i lumit te Tiranes e shnderron ate nga nje zone e shemtuar hedhurinash ne nje zone shume te bukur rekreative”,- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›