E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i kerkon Nishanit te mos verifikoje ministrat e rinj

Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace akuzon Presidentin e vendit Bujar Nishani se do te kryeje veprim antikushtetuese, nese kerkon verifikimin e ministrave te kabineti te ardhshem qeveritar nga sherbimet informative. Brace i referohet intervistes qe Presidenti Bujar Nishani dha per emisionin “Opinion” ne televizionin “Klan”, ku deklaroi se per dekretimin e ministrave do te respektonte procedurat. “Presidenti i Republikes po hyn ne nje rruge pa krye, antikushtetuese dhe teresisht politike. Deklarata e tij se: "Kryeministrin do ta dekretoj menjehere, por per ministrat do te pyese SHISH", eshte nje dalje me vetedije nga korniza kushtetuese e ketij vendi”,- shprehet Brace ne nje postim ne Facebook. Ai shton se ligji dhe Kushtetuta shqiptare nuk parashikojne nje procedure te tille. “Ligji i vetem ku eshte e shkruar, e per pasoje e percaktuar korniza e tij ligjore eshte Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Ne Kushtetute nuk parashihet ne asnje nen e germe ky veprim i tij. Aty, ne Kushtetute thuhen qarte dy gjera: E para; cdo individ prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere”,- u shpreh Brace. Sipas tij, asnje prej ministrave nuk eshte denuar nga gjykata per vepra penale. “Presidenti i Republikes ka thene se do t’i drejtohet SHISH! Jo nje Gjykate per te verifikuar nese ndonje prej ministrave eshte denuar apo jo per vepra penale te renda, krim i organizuar, trafik, korrupsion apo vrasje. Atehere gjithcka qe thote nga kjo pikepamje eshte antikushtetuese”,- shprehet Brace per kreun e shtetit. Deputeti socialist shton se

hetimi ne vend eshte atribut i prokurorise dhe presidenti nuk mund ti drejtohet SHISH. “Presidenti ka thene se do t;i drejtohet SHISH! Jo nje Prokurorie per te verifikuar nese ndonje prej ministrave eshte nen ndonje akuze per vepra te renda penale”,- shprehet deputeti socialist. Brace shprehet se deklarata e kreut te shtetit per te pyetur Sherbimin Informativ Shtetror ne lidhje me ministrat e rinj, eshte agresion ndaj mazhorances. “Gjithe cka paralajmeruar Presidenti i Republikes eshte nje agresion ndaj mazhorances se re te krijuar nga vota e nje milion shqiptareve, antikushtetues, antiligjor dhe me qellime te mirefillta politike”,- shprehet Brace. Deputeti i PS-se e mbyll shenimin e tij ne rrjetin social duke u shprehur se mazhoranca qe zgjodhi kreun e shtetit humbi ne zgjedhje. “Presidenti duhet te kuptoje nje here e mire se me 23 qershor shqiptaret munden dhe ate. Ai ka qene pjese e kesaj qeverie qe po iken dhe ne presidence u soll si nje minister plotesues i saj”,- shprehet Erjon Brace.

Nishani: Institucionet verifikojne integritetin e politikaneve

Presidenti Bujar Nishani u shpreh ne intervisten e dhene per emisionin “Opinion” ne televizionin “Klan”, se dekretimi i ministrave te kabinetit te ri do te behet, sipas procedurave ligjore, pas verifikimit nga ana e institucioneve. Ai u shpreh se me listen e propozimeve per ministra eshte njohur nga media, por do te thote mendimin e tij kur te vijne emrat zyrtarisht, sipas procedures ligjore. “Jam njohur permes mediave, sepse kane qene deklarata zyrtare te perfaqesuesve te mazhorances se re qeverisese per emrat, por natyrisht Presidenti i Republikes duhet te reflektoje tek opinioni publik nje qendrim strikt ndaj procedures dhe ligjit. Kjo nuk do te thote qe ne mund te bejme te paqenin; gjithsesi, jane institucionet ato qe e ndihmojne Presidentin e Republikes. Jane institucionet e shtetit shqiptar ato qe verifikojne integritetin, ligjshmerine e propozimeve qe vijne nga forcat politike, aktualisht nga mazhoranca konkrete”, eshte shprehur Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›