Berisha: Tirana e hodhi poshtë modelin e Koços, ndaj iku në Vlorë bashkë me Ramën
TIRANE –Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, në fokus të së cilës ishin përgatitjet për fushatën elektorale, kryeministri Berisha kërkoi përkushtim e vendosmëri për një fushatë qytetare e të suksesshme.
Shefi i qeverisë komentoi sërish listat e kandidatëve të PS-së, duke e vënë theksin tek vendimi i kryetarit të opozitës për të kandiduar në Vlorë bashkë me biznesmenin Koço Kokëdhima. Sipas tij, “Tirana e ka hedhur njëherë poshtë modelin e Kokëdhimës, dhe për pasojë ai tërhoqi edhe Ramën në Vlorë, pasi nuk mund të kandidonte në kryeqytet”.
“Dëgjoj fjalë unë iku zoti Rama. Nuk është se ai iku se i kërcënohej mandati, se ky sistem ja jep mandatin kudo që të shkojë, e mori Koçua, s’kemi çi bëjmë, por punët e tyre. Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e PS-së, jo të paktë ishit ju që nuk e pëlqenit këtë cilësim, se nuk e kishit parë një ditë në selinë e PS-së dhe kishit të drejtë. Faktikisht u provua me shumë se nënkryetar. Pse, sepse Koçua e dinte që modelin e tij Tirana e hodhi poshtë njëherë. Tirana ka memorie, nuk i harron 12 kompanitë e ndërtimit, nuk i harron tavanet që u binin nxënësve, gazetat që privatizoheshin pa dhënë asnjë lekë. Po ju them një gjë që në Vlorë nuk ka qytetar që nuk i dinte këto. Atje gumëzhinte Vlora, që të gjithë e kishin të qartë që nuk shkoi Rama, po shkoi Koçua.”- u shpreh Berisha.
Duke folur për listat e PD-së, kryeministri e cilësoi mjaft premtues ekipin e Tiranës, ndërsa shpjegoi edhe vendimin e tij për të përfshirë aleatët në lista. Për Berishën, sistemi elektoral është i pandershëm, ndaj ka nevojë për modifikime.
“E kuptoj se ka njerëz zemërthyer se kanë mbetur në pozicionin që nuk e meritojnë, por duhet ta dini që PD në 2009-ën ka marrë 11 deputetë nga votat e aleatëve dhe kjo për shkak të sistemit. Nëse vota do kishte të njëjtën peshë, Shehu e Mediu mund të fusnin nga 3 deputetë. Ky sistem që në fakt e nisëm për mirë, por tani e kritikojmë, që në fakt duhet modifikuar. Ose të bëhet i pastër proporcional, ose të japë mazhorancë me ligj, siç jep në Spanjë ku e kemi marrë. Gjërat provohen, konstatohen pasojat dhe pastaj është në meritën e politikëbërësve, por ai nuk deshi. Unë insistova për mazhorancë me ligj, nuk deshi. Edhe kjo që të përjashtosh nga parlamenti një numër partish që votat për deputetë i kanë nuk është e drejte, ndaj dhe kjo formë koalicioni e jona është më e ndershmja.”- tha kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)