Nishani në Bashkinë e Vlorës: Kultura dhe qytetaria vlonjate, simbol për qytetin
VLORE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot në mbrëmje një vizitë në qytetin e Vlorës, i ftuar nga Shoqata e Aeronautikës Shqiptare, që po zhvillon një aktivitet në këtë qytet, në kuadrin e çeljes së sezonit turistik.
Fillimisht, Presidenti Nishani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ku vlerësoi ngjarjet kryesore që ka përjetuar ky qytet dhe qytetarët, duke veçuar 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe sezonin turistik, që pritet të çelet zyrtarisht pak ditë më pas.
Presidenti vlerësoi qytetarët vlonjatë, duke përgëzuar qytetarinë në festimet e 100 vjetorit, ndërkohë që vlerësoi gjithashtu angazhimin e pushtetit vendor dhe të kryebashkiakut Gjika në festimin e kësaj ngjarjeje madhështore. “Kultura dhe qytetari vlonjate, janë simboli tjetër i Vlorës", theksoi Presidenti Nishani. Ndërkohë, duke u ndalur tek periudha parazgjedhore, ai theksoi se qytetarët do të dinë të ushtrojnë të drejtën themelore, të drejtën e votës.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Gjika vlerësoi angazhimin e Presidentit Bujar Nishani, për festimet e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, si edhe këtë vizitë që, sikurse u shpreh ai, "ndonëse është një vizitë kortezie, përmban simbolikën që lidhet me sezonin turistik".
Në takimin që zhvilloi në mjediset e kompleksit turistik të Kuzum Babasë, me parashutistë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës e më gjerë, Presidenti i Republikës u ndal në vlerat e shumëfishta që ka sporti i fluturimeve, aq më tepër për të promovuar edhe resurset turistike.
Presidenti shprehu kënaqësinë për ftesën për të qenë pjesë e evenimentit të “Albania Open”, që zhvillohet çdo vit në prag të sezonit turistik në Vlorë. "Ky eveniment është një traditë e shkëlqyer, që nuk lidh vetëm Vlorën, por në mënyrë thelbësore edhe Shqipërinë me dashamirësit e këtij sporti dhe të gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen”, theksoi Presidenti Nishani.
Ky aktivitet, sipas tij, reflekton mikpritjen dhe qytetarinë e popullit vlonjat, bukuritë e Vlorës, shpirtin aktiv të qytetarëve të këtij qyteti. “Ky aktivitet është jo vetëm moment reflektimi, por edhe një ofertë për të ekspozuar bukuritë e këtij vendi”, u shpreh Presidenti Nishani.
Ai shprehu vlerësimin për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, për mesazhin e shkëlqyer të solidaritetit që përçojnë, por edhe për vlerat që përmban sporti. Ai vlerësoi edhe parashutistin Alket Islami, president i “Albania Open”, të cilin e cilësoi një model vlerash të shumëfishta, qytetarie, patriotizmi.
Presidentit Bujar Nishani iu dhuruan simbole të aktivitetit të fluturimeve të lira, mes të cilave emblema e “Albania Open”dhe kampionatit që ka nisur në Korçë dhe përfundon në Vlorë, me organizatorë dy federatat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)