Fushata, "Ora News" televizioni privat më i balancuar

RTV “Ora News” rezulton sërish një nga televizionet private më të balancuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Bordi i monitorimit të medias pranë KQZ dhe Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, ka nxjerrë sot rezultatin e tretë të monitorimit ku televizioni “Ora News” rezulton tu ketë dhënë partive politike minutazhin e paracaktuar duke treguar edhe një herë profesionalizmin e tij.
Ndërkohë “Ora News” ishte televizioni i parë që mori vendimin për të mos pranuar dhe mos transmetuar asnjë kasetë të partive politike e mbështetur kjo në vlerën profesionale që ky televizion ka treguar për herë.