E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tolerance zero per krimin dhe korrupsionin

Kryeministri Berisha, gjate takimeve ne Kucove ka dhene mesazhin se alternativa e mazhorances do te jete alternativa e luftes me zero tolerance ndaj varferise dhe mjerimit, ndaj krimit dhe korrupsionit. Teksa ka prezantuar kandidatin per kryetar bashkie te ketij qyteti, Selfo Kapllani, Berisha garantoi qytetaret se ne 4 vitet e ardhshme, qeveria do te beje gjithcka qe mandati i kandidatit te koalicionit "Aleanca per qytetarin" , te jete nje sukses i vertete. "Sot mblidhemi ne kete shesh ne nje kohe kur serish ne Shqiperia ka varferi, por sipas statistikave me serioze te botes, varferia u ul nga 18 % qe ishte ne vitin 2005, ne 12 % ne vitin 2009. Ne Kucove dhe ne qytete te tjera te vendit, ne komuna te vendit serish ka familje qe marrin ushqim me lista, por serish dua te theksoj se nga 60 mije familje qe ishin ne vitin 2005, sot jane gjithsej 15 mije familje dhe zotohem para jush se fundi i ketij viti nuk do te kete me familje shqiptare ne mjerim ekstrem", ka qene deklarata e Berishes. Per te cilin alternativa e koalicionit qe ai drejton eshte ajo e integrimit tone ne NATO, e levizjes pa viza , integrimit te vendit ne BE. Kreu i qeverise ka evidentuar faktin se jane bere perpjekje te medha qe ekonomia shqiptare te qendroje ne krye te rritjes ekonomike te Evropes per tre vite me radhe. Arritje keto qe kane sjelle jo vetem shendoshjen e ekonomise, por dhe dyfishimin e pagave dhe pensioneve, si ne asnje vend tjeter te Evropes. "Eshte e vertete qe ka papunesi, por eshte e vertete se, sic pohon BE, Komisioni Evropian dhe te gjitha institucionet boterore, Shqiperia eshte nga te paktat vende ne Evrope, ne te cilen papunesia, ne kulmin e krizes, jo vetem qe nuk u rrit por u ul ndjeshem", deklaroi Berisha. Qe sipas tij, ne alternativen qe paraqet koalicioni i djathte ka vend per cdo qytetar. Nga ana tjeter kreu i mazhorances nuk ka ngurruar qe te sulmoje kryetarin e opozites, Rama i cili prezanton vetem nje alternative, ate te rruges se vetme te vetmise se madhe, duke shkuar turravrap drejt vetmise politike Berisha e ka akuzuar kreun socialist se ka votuar kunder te gjitha projektet ne favor te shqiptareve. "Ti ke votuar kunder ujesjellesve, kunder parqeve industriale, kunder uljes se taksave, kunder rritjes se rrogave, ke votuar kunder heqjes se vizave, ke bere gjithcka per te futur vizat ne kuti. Ndaj dhe le te bashkohemi ne ne kete alternative dhe ta leme ate te eci ne rrugen e tij te vetmise", tha kryeministri. Per te cilin do te jete pikerisht kandidati i PD per kryeqytetin, Basha ai qe do ta nise Ramen drejt harreses politike. "Ja se si e zgjidh problemin e tij me kundershtarin zoti Edi Rama. Ka tre jave qe ka urdheruar mediat e tij te fike ekranet per rivalin e tij ne bashkine e Tiranes, i cili po e nis me shpejtesi te madhe zotin Rama, ne shtepine e harreses politike, ne shtepine e vetmise se thelle politike. I them ketu se nuk eshte kjo rruga qe duan qytetaret. Ata jane mendjet e pluralizmit shqiptar", deklaroi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›