Basha: Kredi lehtesuese per strehimin e cifteve te reja Luljeta Ndoka
Te gjitha ciftet e reja qe nuk kane se ku te fusin koken, do te kene mundesi mjaft te mira per strehim. Kandidati per kryetar te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, tha se platforma e tij parashikon kredi lehtesuese per kete kategori njerezish. Po ashtu, ai siguroi banoret e Njesise Bashkiake nr. 3 se, do te kene me shume hapesire per te ushtruar aktivitetet e tyre private, duke paguar shume me pak taksa se c'paguajne aktualisht.
Strehimi
Gjate nje bashkebisedimi me banoret e Njesise Bashkiake nr.3, kandidati i "Aleances per Qytetaret", Basha, deklaroi se ciftet e reja nuk do ta nisin jeten e tyre se bashku me zhgenjim dhe "lufte" per te gjetur nje strehe, por Bashkia e Tiranes, me ne krye Lulzim Bashen ka parashikuar lehtesi per kete kategori njerezish. "Atyre do t'u jepet mundesia qe te marrin kredi me interesa fare te uleta, ne menyre qe te kene mundesi ta shlyejne pa u sforcuar. Gjate takimit me banoret e minibashkise 3, Basha permendi edhe faktin qe banoret eTiranes paguajne taksa mjaft te larta, duke marre nje sherbim mizerabel. "Le ta fillojme aty ku dhimbja eshte me e madhe, ta nisim duke i rikthyer qytetareve te Tiranes cmime normale dhe nje treg normal. Eshte e vertete, nuk jane 82 taksa dhe tarifa, jane plot 85 taksa dhe tarifa vendore. Keto taksa mblidhen, por sherbime nuk ofrohen, dhe per ato sherbime qe nuk ofrohen, ju si qytetare dhe akoma me shume punedhenesit e ketij qyteti, nxjerrin perseri leke nga xhepi per te kryer sherbime te cilat nuk kryhen me taksat tona",-tha Basha. Aji tha se ulja e taksave, heqja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore, nuk eshte slogani i tij politik, por eshte zotimi i tij, te cilin Basha do ta beje realitet brenda javes se pare si kryebashkiaku i Tiranes.
Punesimi
Ai tha se pervec taksave te uleta, bashkia e Tiranes me Bashen ne krye do te ngreje brenda muajit maj, Agjencine Bashkiake per Mbrojtjen e Konsumatorit. "Kjo agjenci do kete nje dhe vetem nje detyre: te identifikoje, hulumtoje, investigoje dhe te godase me forcen e ligjit kedo qe spekulon me cmimet e larta ne tregjet e qytetit tone", premtoi Basha. Kandidati i djathte per kryebashkiak, Lulzim Basha u shpreh dje se punesimi i qytetareve te Tiranes jo vetem nuk do te jete dicka e huaj, e pakuptueshme, larg kompetencave te Bashkise, por do te jete detyra numer nje e kryebashkiakut te ardhshem. "Taksat e uleta do te bejne te mundur hapjen e 4 mije vendeve te reja te punes ne Tirane, brenda 6 mujorit e pare. Te bashkuar sic jemi sot ne nje qellim te vetem, t'i pervishemi punes per Tiranen dhe qytetaret e Tiranes", u shpreh Lulzim Basha. Duke prezantuar kandidatin per kryetar te njesise bashkiake nr.3, Ilir Kokona, Basha beri te ditur se permes krijimit te garancise per kreditimin e biznesit dhe nisjen e ndertimit te Unazes se Madhe, do te hapen edhe 11,800 vende te reja pune. Sipas tij, brenda kater vitesh do te ndertohen 1000 apartamente per te pastrehet. Basha premtoi permiresim rrenjesor te rrjetit te ujesjelles-kanalizimeve. Kandidati per kryebashkiak tha se puna per Tiranen evropiane do te nise me ndertimin e lagjeve te saj.
Disa nga premtimet e djeshme te Bashes:
Kredi lehtesuese per strehim per ciftet e reja
Ulje cmimesh
Heqje te 60 nga 85 taksat dhe tarifat vendore
Ulje te taksave qe do te mbeten ne fuqi
Kthimin e lekeve ne forme sherbimesh
Ngritja e Agjencise Bashkiake per Mbrojtjen e Konsumatorit
Mijera vende te reja pune
Garanci per kreditimin e biznesit
Nisje e ndertimit te Unazes se Madhe
Permiresim rrenjesor te rrjetit te ujesjelles-kanalizimeve, etj.