Braçe: Basha ka fshehur pasurinë

Partia Socialiste ka sulmuar sot kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
Në një konferencë për shtyp nënkryetari i Grupit Kuvendor opozitar, Erion Braçe theksoi se Basha ka fshehur pasurinë e tij duke paraqitur shifra të rreme.
“Lulzim Basha po fshihet kur duhet të dalë e të japë shpjegime për këto pretendime të medias, si funksionar i lartë shtetëror. Ligji thotë qartë se nuk duhet të gënjejë për pasurinë, siç ka bërë. Ai ka deklaruar e mashtruar për shtëpinë e blerë e të shitur, në Hollandë”, nënvizoi Braçe.