Berisha-Topalli shkelqimi dhe renia
Refuzimi qe Bashkimi Evropian i beri kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit te anetaresimit per ne BE eshte goditja me e rende politike qe qeveria shqiptare dhe Shqiperia merr ne kete periudhe kohore. Uroj qe ky refuzim i hapur dhe i prere i BE-se te sherbeje si mesim per maxhorancen e sotme dhe sidomos per ciftin drejtues Berisha-Topalli. Por duke njohur karakteret politike qe sot sundojne vendin etjen e tyre te pashuar per pushtet qofte dhe te paligjshem kapjen e tyre nga krimi i organizuar e me gjere shpresat jane te pakta qe ata te mund te reflektojne pozitivisht.
Ne Asamblene Kombetare te PS-se u kerkua pas ketij raporti qe te behet nje mocion mosbesimi kunder Kryeministrit dhe Kryetares aktuale te Kuvendit por perseri nuk shpresohet shume se Berisha do mund te largohet kaq lehte apo nese ai do e leshoje Topallin kaq lehte. Ka vetem nje reagim instinktiv te znj. Topalli per tu strukur ne vetvete kur ndjehet e kercenuar - por ajo do te shfaqet entuziaste dhe me e forte se kurre ne mendjelehtesine e vet sapo rreziku te kaloje.
ifti qe me dore te hekurt drejton sot Shqiperine ka kohe qe e ka humbur aftesine per te reaguar ne perputhje me interesat politike dhe kombetare te vendit per arsye se politika e tyre e diktatit eshte reduktuar ndjeshem ne perpjekjen e tyre maksimale per te mbajtur veten ne pushtet aq gjate sa te munden. Pushteti i tyre u riciklua me voten e vjedhur nje vit me pare dhe qeverisja e ketij vendi eshte banalizuar si mos me keq qe nga fantazite dhe premtimet e nje kryeministri cmendurak qe pretendon ne eter rritjen me te madhe ekonomike ne Evrope e deri tek varferia absolute deri ne dhimbje qe na godet rende me ngjarje si ajo e Sukthit.
A do jene ne gjendje shqiptaret ti largojne keta njerez nga keq-qeverisja Koha do e tregoje. Por ajo qe shihet qarte eshte se qofte ne faktorin e brendshem ashtu edhe ne ate te jashtem qeveria e integrimit ka rene ne provim pra e ka humbur legjitimitetin. Raporti i BE-se flet politikisht thote shume gjera qe duhen thene por ne Shqiperi ndodh me shume se kaq. Gjendja reale e Shqiperise eshte edhe me e rende. Por BE tregon kujdes dhe diplomaci duke mos ia mbyllur rrugen e integrimit shqiptareve ndersa refuzon kesaj here thuajse hapur qeverine dhe Kuvendin.
Dhe ndersa znj. Topalli struket tani e fshihet taktikisht pas Berishes ky i fundit mundohet ta perballoje goditjen i vetem. Edhe ne vitin 96-97 Berisha i vetem u vu perballe Perendimit duke mos e leshuar ish-kryeministrin Meksi. Tani ai ne nje proces qeverisje te ngjashem me Putinin ka kohe qe eshte vene perballe Perendimit duke i sforcuar ndjeshem marredheniet me SHBA-te dhe BE-ne dhe duke zhgenjyer te gjithe perkrahesit e tij serioze se fundi edhe znj. Doris Pack.
Kembanat po bien perdite. Burimet diplomatike prane perfaqesive Perendimore besojne se Kryeministri aktual eshte i kapur nga krimi i organizuar dhe Raporti i BE-se eshte menyra me e qarte e refuzimit te tij politik dhe diplomatik. Ka kohe qe ai nuk konsiderohet i besueshem as si partner i NATO-s por kjo ka kaluar pa ndonje buje te madhe. Ndersa tani me kete raport te fundit atij i thuhet nje JO e prere.
Ne periudhen e fundit te qeverisjes se tij edhe Gerhard Shreder lajthiti nga pushteti. As ai nuk donte te largohej nga posti i tij dhe per kete arsye per te mbajtur pushtetin pra ai i sforcoi relacionet edhe me SHBA-te kundershtoi eger nderhyrjen e aleateve ne Irak dhe beri aleance me Francen e Rusine duke ngjallur edhe nje here boshtin gjeo-politik franko-gjermano-rus. Ne ate kohe kancelarja e sotme e Gjermanise Angela Merkel si kryetare e opozites permes nje artikulli ne Nee York Times i kerkoi ndihme SHBA-ve qe te mos e braktisin vendin e saj pasi sic shprehej ajo Gjermania mund te mbyllet ne vetvete dhe kjo mund ta demtoje vendin....
Meqe Gjermania eshte nje nga vendet me te fuqishme ne bote dhe ndikon ndjeshem ne ekuilibrat politike dhe ekonomike te globit interesi amerikan per ta ruajtur Gjermanine te pacenuar nga fryma e keq-qeverisjes apo e cenimit te demokracise eshte padyshim me e madhe ne krahasim me Shqiperine. Gjermania gjeti forca brenda vetes per ta larguar Shrederin ne nje menyre te bute me nje koalicion te madh duke ia kundervene Shrederit mbeshtetesit e partise se tij pasi partia e tij po humbiste elektorat ndersa ne Shqiperi kjo nuk pritet te behet per dy arsye 1. Berisha e ka ngordhur PD-ne politikisht ajo merr fryme vetem prej frymes se tij dhe 2. Berisha nuk pyet per voten sepse e vjedh ate.
Te gjithe ata qe kane treguar individualitet dhe integritet ne PD jane larguar ose shmangur me kohe nga partia. Pra nuk besohet nje vete-pastrim i PD-se me forcat e veta - se Berisha dhe Topalli kane afruar rreth vetes vetem njerez te bindur dhe pa integritet.
Pritet me shume nga opozita e cila megjithese me nje kryetar te formuluar mire po calon disi ne planin e veprimit politik. Te merresh me nje drejtues politik te paqendrueshem si Berisha i cili perdor cdo mjet per te ruajtur pushtetin e tij nuk eshte edhe fort e lehte. Por ne krahasim me Berishen refuzimi i BE-se me raportin e fundit e nxjerr Edi Ramen te fituar politikisht megjithese pa entusiazem se kur humbet Shqiperia nuk eshte i fituar as Edi Rama.
Sidoqofte ora e qeverisjes se ciftit Berisha-Topalli ka filluar te numeroje mbrapsht. Ata te dy e kane shperdoruar besimin qe u pati dhene elektorati shqiptar ne vitin 2005. Ata shkelqyen per disa muaj me premtimet e tyre per lufte kunder korrupsionit etj. dhe na genjyen te gjitheve. Por deshtuan shume shpejt dhe lustra e tyre ra ne nje qeverisje agresive dhe arrogante qe sulmon cdo individ qe merr guximin te mendoje apo shprehet ndryshe ne kete vend. Metodat e perdorura prej tyre jane metoda diktati dhe penalizimi per cdo qytetar shqiptar qe mendon mire per kete vend por qe nuk i sherben ciftit Berisha-Topalli te cilet po e mbysin kete vend ne borxhe dhe po e rendojne ndjeshem ekonomine e Shqiperise. Heret ose vone ky cift do detyrohet te largoghet nga pushteti. Renia sapo ka filluar... Se sa do zgjase eshte ceshtje kohe dhe varet nga rrethanat qe do te krijohen.
Autori eshte organizator i fushates elektorale te PD ne zgjedhjet e 2005 ne Shkoder