E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Topi dhe Rama nuk mund ta marrin pushtetin me particka

Projekt i zotit Rama per te shnderruar ne particka te vogla institucionet kushtetuese shtyllat kryesore te shteti eshte donkishotesk Kthimi i ligjit per plehrat nga Topi Berisha Qendrimi ndaj ketij ligji ishte politik

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat ka sulmuar kreun e opozites dhe Presidentin e Republikes Bamir Topi per bllokimin e reformave ne vend. Kreu i qeverise theksoi se Rama dhe Topi kane bllokuar regjistrimin e popullsise si dhe kthimin qe Presidenti i beri Ligjit per trajtimin e mbetjeve urbane per interesa personale. Ne do te trajtojme ne menyre kushtetuese cdo qendrim qe mbahet ndaj ligjeve te vendit nga Presidenti i Republikes. Por qendrimi ndaj ketij ligji eshte politik dhe ata qe me Aleancen e Plehut perpiqen te mashtrojne shqiptaret do ta gjejne veten te deshperuar - tha Kryeministri Berisha. Ai permblodhi me pas arsyet se pse Shqiperise i duhet nje ligj i tille. Sipas tij ligji qe u kthye mbrapsht nga Presidenti ishte nje ligj qe ishte miratuar me pare ne te gjitha parlamentet e shteteve qe jane pjesetare te Bashkimit Evropian. Shqiperia ne vitin 2006 ka firmosur MSA-ne e cila u votua ne te gjithat parlamentet e vendeve anetare te BE-se. Ajo eshte kontrata ligjore me keto vende. Konform saj Shqiperia eshte e detyruar te kete nje qendrim ligjor ne trajtimin e mbetjeve urbane. Per kete qellim do te shkrihen mbetjet metalike si dhe industria e letres per ambalazh. Ky ligj e disiplinon importin e mbetjeve urbane - u shpreh kreu i qeverise. Nder te tjera ai theksoi se nuk eshte e drejt qe te abuzohet me votat e shqiptareve sic po bejne aktualisht lideri i PS-se dhe kreu i shtetit te cilet po perdorin mandatin e tyre per interesa personale. Zoterinjte qe duan te nxjerrin vota nga plehu ua fshehin te verteten qytetareve. Jam i hapur per verejtjet edhe ti bej pjese te konsultes te cdo vendimi qe do te merret nga qeveria. Por te katandisesh deri te mbetjet eshte mjerim i madh politik. Nuk ndodh ne ndonje vend qe te mberthehen krere institucionesh ndaj nje projekti te kreut te opozites per te luftuar mazhorancen. Cdo njeri mund te krijoje parti politike por askush ska te drejte dhe ska amoralitet politik me te madh sesa te perdhosesh Kushtetuten ne funksion te projektit te kryetarit te opozites. Institucionet nuk jane te Sali Berishes por te qytetareve shqiptare - vijoi me tej kreu i mazhorances.

Berisha Rames Pushteti nuk merret duke bllokuar

Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise theksoi se regjisori i situates aktuale eshte kryetari i PS-se Edi Rama dhe nje marreveshje e mundshme mes tij dhe Topit. Rama ka faktuar se sdo te nxjerre mesime. Por nuk eshte kjo menyra e ardhjes ne pushtet. Shqiptaret presin alternativen por ti je antialternative. Nese Rama mendon se nepermjet disa hibrideve do kthehet ne pushtet e ka gabim. Ti leme institucionet e pavarura ne te drejten e tyre dhe jo te bejne lojen politike. Ky projekt i zotit Rama per te shnderruar ne particka te vogla institucionet kushtetuese shtyllat kryesore te shteti eshte donkishotesk. Po te jete per vota ai vetem sa na shton vota por nuk na duhet kjo rruge na duhet qe ato te jene ne funksionin e tyre - tha Berisha ne takimin me deputetet.

Propozimi i Topit per kreun e KLSH-se

Kryeministri Berisha paralajmeroi se mazhoranca nuk do te votoje emrin e Sali Shehut kandidatin e propozuar nga Presidenti Topi si kryetar i ri i Kontrollit te Larte te Shtetit. Sipas Kryeministrit kreu i shtetit ka shkelur hapur Kushtetuten. Ne nuk merremi me personat rendesi ka kuadri kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka urdheruar Presidentin qe te konsultohet me Kuvendin dhe inatet shqiptarce te lihen menjane. Nuk kemi keqardhje qe nuk u konsultua me ne por me opoziten. Por duhet pranuar se projekti i Rames eshte donkishotesk - perfundoi fjalimin e tij Kryeministri i vendit.

Censusi Berisha Procesi transparent dhe i pavarur

Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat Kryeministri Sali Berisha theksoi se te gjitha te dhenat e mara gjate regjistrimit te popullsise do te perpunohen dhe me pas do te publikohen. Ai shtoi se ky proces eshte kryesor ne te gjitha vendet e tjera te Bashkimit Evropian. Te gjitha keto te dhena do te perpunohen analizohen dhe publikohen. Di qe vende te tjera te cilat e kane perfunduar kete proces ne prill te vitit te kaluar kane publikuar te dhenat vetem 2 - 3 jave me pare. Shpresoj qe Instituti i Statistikes ti publikoje ato ne kohen e pare te mundshme pas trajtimit te tyre me serioz. Ky regjistrim do te ndihmoje qeverine per ndertimin e politikave me te drejta duke u bazuar ne demografine aktuale dhe perberjen e saj. Ky regjistrim do te ndihmoje qeverine per nje vizion me te qarte ne politikat e saj ne interesin me te mire te qytetareve - u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu ai theksoi se do te merren masa per te gjithe ata qe kane bere deklarim te rreme. Kryeministri Berisha theksoi se askush nuk mund ti shpetoje transparences dhe te gjithe ata qe kane bere deklarata te rreme do te pergjigjen para ligjit. Ata te cilet bertiten nuk po perdor termin qe u shkon si kredharake kunder tij rezulton se kane pasur vetem nje qellim te vetem te fshehin pasurite e tyre. Kjo eshte e verteta. Ka qene nje grup i vogel i parendesishem i identifikuar plotesisht. Por keta zoterinj nuk mund ti shpetojne rrezes se transparences pasi rezulton qartesisht se frika per pasurite e tyre ka qene dhe shkaku kryesor i fushates qe bene dhe qe moren shperblimin qe merituan - vijoi me tej kreu i qeverise. Pra pas reformes se sistemit te Gjendjes Civile dhe te dokumenteve te identitetit regjistrimi i pergjithshem i popullsise perben nje moment dhe nje reforme tjeter shume te rendesishme nje akt dhe proces themelor ne njohjen dhe vleresimin e realitetit shqiptar numrin e popullates banesat etj. Ndaj edhe nje here kam vetem mirenjohje per te gjitha ata burra e gra te rinj e te reja qe si regjistrues si censues per nje muaj trokiten ne cdo dere ne cdo zemer per nje akt madhor sic eshte censusi i popullates - perfundoi kreu i mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›