E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkepunimi mazhoranca dy oferta per te majten

Topalli Rikthehen ne komisione ligjet me 3/5. Patozi Bordi Mbikeqyres i Bankes me propozime nga PD PS e LSI

Mazhoranca i jep nje tjeter mundesi bashkepunimi opozites. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli thirri dje Konferencen e Kryetareve ku propozoi rikthimin per here te dyte ne komisionet parlamentare te ligjeve me 3/5 duke u ka dhene socialisteve nje tjeter shans per te votuar pro ligjeve te integrimit. Kryeparlamentarja theksoi se keto ligje kane qene gjithnje ne axhenden parlamentare sepse axhenda integruese eshte nje ceshtje kombetare. Por socialistet iu rikthyen paketes se tyre prej 10 pikash duke kerkuar sqarime se ne cfare faze eshte mazhoranca ne shqyrtimin e tyre. kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci dhe nenkryetari i Kuvendit Dokle kerkuan sqarime dhe lidhur me propozimin e PS-se per rregulloren e Kuvendit. Topalli sqaroi se ky propozim eshte tashme ne kalendarin e komisioneve parlamentare. Nderkohe qe oferta e dyte e mazhorances per PS-ne ishte per bordin Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi ndryshe nga sa parashikon ligji propozoi qe 3 kandidaturat e bordit qe votohen nga Kuvendi te propozoheshin perkatesisht nga PD PS dhe LSI.

Ligjet e 3/5

Axhenda parlamentare eshte debatuar dje ne Konferencen e Kryetareve. Pas thirrjes se saj me kerkese te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli perfaqesuesit e mazhorances dhe te opozites kane debatuar lidhur me projektligjet qe pritet te diskutohen ne komisionet parlamentare. Topalli propozoi qe ligjet qe kerkojne 3/5 e votave te kthehen per here te dyte ne komisione parlamentare pas rikthimit qe i eshte bere nje here ne komisione gjate muajit shtator. Kjo si nje oferte tjeter per ti dhene mundesi perseri opozites te sjelle propozime per keto ligje per te cuar keshtu perpara procesin e zbatimit te 12 rekomandimeve te BE-se. Ligjet me 3/5 kane qene gjithnje ne axhenden e parlamentit dhe une si Kryetare e Kuvendit kam gjithe vullnetin pozitiv per te bere cdo gje per ta cuar kete proces perpara. Axhenda integruese eshte axhenda jone parlamentare eshte axhenda jone kombetare - tha ajo. Por ofertes se mazhorances kreu i grupit parlamentar socialist zoti Gramoz Ruci dhe nenkryetari i Kuvendit zoti Namik Dokle u pergjigjen me nje tjeter kerkese paktin me 10 pika. Sipas tyre bashkepunimi duhet te nise pikerisht prej aty. Ne kete kuader ata kerkuan sqarime lidhem me propozimin e PS-se per rregulloren e Kuvendit. Topalli sqaroi se rishikimi i Rregullores eshte tashme i perfshire ne kalendarin e punes i votuar ne date 13 tetor 2011 ne seance plenare. Pas diskutimeve Konferenca vendosi qe ligjet qe kerkojne 3/5 e votave te Kuvendit te shqyrtohen per here te dyte ne komisionet perkatese parlamentare edhe opozita serish nuk dha premtimin per nje kompromis te mundshem.

Bordi Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike i beri edhe nje oferte tjeter opozites. Patozi ofroi qe nga tri kandidatura qe propozohen dhe miratohen nga Kuvendi per Keshillin Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise nje te propozohet nga Partia Demokratike nje nga Partia Socialiste dhe nje nga Levizja Socialiste per Integrim si shprehje e vullnetit per bashkepunim. Jane tri vende per tu zevendesuar. U gjykua qe te ndahen si propozime ose ti merret edhe mendimi per nje kandidature qe ata do te deshironin nje per LSI-ne dhe nje nga PD-ja. Pra tre kandidatura nga tre grupet e medha parlamentare te parlamentit ndryshe nga cparashikon rregullorja qe mund te jete edhe vetem nga mazhoranca. Dikur ne 2005-en nga 9 anetare te bordit te BSH me zor eshte rene dakord nga ana e mazhorances qe nje ti lihet opozites qe ne ate kohe ishte ne opozite PD - ka sqaruar nenkryetari demokrat i Kuvendit Ardian Turku.

Guvernatori i ri perzgjidhet nga Presidenti i Republikes mes 9 anetareve te bordit te bankes. Nga ky bord kete vit do te zevendesohen 7 prej tyre pasi 2 kane ende mandate. Qeveria ka sjelle tashem propozimet e saj ndersa jane dhe 3 kandidaturat e Parlamentit dhe nje i Keshillit Mbikeqyres te Bankes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›