Berisha: Topi nuk firmos ligjin për lustracionin
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në një ceremoni përkujtimore për 22 intelektualë të pushkatuar nga regjimi komunist, gjatë së cilës sulmoi Presidentin Topi, i cili sipas tij refuzon të firmosë ligjin për lustracionin.
Topi refuzon të firmosë ligjin për lustracionin komunist, për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra, madje thotë që nuk e ktheva se do të më gjuanin me gurë, se e kishte për ju apo për PD-në hajde gjeje, tha Berisha.