E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazinotë, gati gjysma e tregut funksionon në të zezë

Emirjon Senja

Tregu i lojërave të fatit po njeh zhvillim të madh gjatë këtyre dy tre viteve të fundit në vend duke bërë pjesë të tij si lojtarë, mjaft qytetarë por edhe duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Të dhënat e siguruara nga Njësia e Mbikëqyrje së Lojërave të Fatit tregojnë se gjatë gjithë vitit të shkuar, kompanitë e lojërave të fatit derdhen plot 50 milionë dollarë në arkën e shtetit. Kjo është një e ardhur e mirë, por e pamjaftueshme nëse marrin në konsideratë numrin e madh të pikave të basteve dhe kazinove që kanë mbirë thuajse në të gjitha rrugicat dhe cepat e lagjeve. Pavarësisht këtij aktiviteti, dyshohet se shteti vjel pak më shumë se gjysmën e detyrimeve që duhet të përfitojë realisht nga aktiviteti i kazinove elektronike.

Gazeta ka siguruar materiale konfidenciale nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Tiranë, nga të cilat ka nisur më pas një investigim disa mujor të sajin për këtë treg. Investigimi dhe verifikimi në terren është bërë duke krahasuar të dhënat zyrtare që ka shteti për numrin e deklaruar të makinave dhe ruletave të kompanive të kazinove me numrin real të tyre nëpër salla të ndryshme por edhe nëpërmjet kontakteve me inspektorë të NJMLF-së. Pjesë e kësaj ka qenë edhe sigurimi të mandatpagesave të kompanive të kazinove për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2011, gjë e cila ka bërë të mundur një verifikim sa më të plotë të detyrimeve të derdhura dhe atyre që realisht duhet të derdhnin një pjesë e tyre.

Nga verifikimi por edhe të dhënat të marra nga inspektorë të NJMLF-së, mësohet se një pjesë e mirë e këtij tregu (burime për gazetën këmbëngulin se është deri në 45-50 %) funksionon në informalitet të plotë, thuajse gjysma e tij është jashtë kontrollit, ndërsa qindra makina funksionojnë të pacertifikuara. Na ka mjaftuar verifikimi fizik i vetëm gjashtë pikave të kazinove në Tiranë, duke u paraqitur si lojtar për të parë se diferenca midis makinave të deklaruara dhe atyre që funksionojnë realisht nëpër salla është tepër e madhe. Në një nga pikat e verifikuara në Tiranë përshembull, janë deklaruar 20 makina, ndërkohë që brenda sallës funksionojnë më shumë se 80 makinave. Një pikë tjetër, ka të deklaruara vetëm 10 makina elektronike (numri minimal për të të marrë licencën), ndërkohë që në sallë ndodhën 38 të tilla.

Çfarë do të thotë nëse gjysma e makinave elektronike që janë në treg funksionojnë të paregjistruara pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit? Rasti më i mirë është mosderdhja e detyrimeve në arkën e shtetit. Nëse një makinë është e paregjistruar, pronari i saj nuk ka asnjë detyrim për të derdhur taksat për të në shtet, e shumëzuar me numrin total të makinave të paregjistruara që funksionojnë, kjo sjellë mungesa të mëdha të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit, përveç taksave fikse për hapjen e sallës, pronari i kazinosë duhet të paguajë çdo muaj nga 100 mijë lekë për çdo makinë elektronike. Nëse ka të deklaruara 50 makina përshembull, detyrimi që duhet të derdhë është 5 milionë lekë.

Çfarë bën Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit? Ky mekanizëm nuk funksionon vetiu. Mbështetja politika që kanë pronarët e makinave në fjalë bën që inspektorët e NJMLF-së, në rastin më të mirë të mos marrin farë guximin të hyjnë dhe të verifikojnë makinat, ndërsa në rastin më të keq, të hyjnë dhe të dalin më pas një telefonate të marrë nga dikush atje lartë. Megjithatë, ata e dijnë se ku mund dhe ku smund të hyjnë për të verifikuar makinat elektronike….

Pikat e skedinave, hileja me shfrytëzimin e mangësive ligjore

Por nuk janë vetëm kazinotë ato që i shmangen shtetit duke mos deklaruar makinat. Fenomeni është përhapur edhe nëpër pikat e basteve sportive (skedinat). Krahas vendosjes së skedinave, pika të ndryshme nga këto vendosin në një cep të tyre, një numër të kufizuar makinash elektronike. Sipas ligjit Për lojërat e fatit, për të marrë licencën për hapjen e një pik,e duhen minimalisht 10 makina elektronike. Çfarë bëjnë pikat e basteve ndërkohë? Ato nuk marrin 10 makina, por më pak, në këtë mënyrë janë automatikisht të përjashtuara nga detyrimi për të marrë licencë për hapje kazinoje. Megjithatë, ato vazhdojnë aktivitetin duke mos u regjistruar makinat dhe duke mos derdhur detyrimet në shtet.

Bastet sportive përbëjnë një pjesë të mirë të tregut të lojërave të fatit në Shqipëri. Nga të dhënat zyrtare të marra nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit mësohet se deri në fund të 2011, ishin 38 kompani, të cilat janë të regjistruara si biznese që aktivitet kanë kazinotë. 22 prej tyre janë aktive dhe derdhin rregullisht taksat në shtet, kurse pjesa tjetër kanë status pasiv. Tregun e kazinove e dominojnë plotësisht jo më shumë se 5 apo 6 kompani.

Për sa i përket basteve, janë plot 23 kompani që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë. Ashtu si kazinotë, edhe këtu, 7 kompani ushtrojnë aktivitet, ndërsa pjesa tjetër janë pasive. Por ndryshe nga tregu i kazinove, kompanitë që ushtrojnë aktivitet në fushën e skedinave kanë një madhësi të përafërt me njëra-tjetrën duke zënë në mënyrë të përjetuar edhe tregun. Kompanitë e basteve sportive numërojnë më shumë se 1 830 pika në të gjithë territorin e vendit me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Lulëzimi i kumarit

Nga krahasimi i subjekteve, pikave të basteve apo kazinove që kanë hapur ato gjatë dy viteve të fundit, vërehet një zgjerim i konsiderueshëm i këtij tregu kryesisht përgjatë 2011-ës. Kjo gjë pasqyrohet tek rritja e sallave dhe makinave, por sidomos tek rritja e detyrimeve mujore që paguajnë kompanitë në shtet. Në Shqipëri funksionojnë disa lloje të ndryshme të lojërave të fatit si garat me qen, garat me kuaj, kazinotë, bastet sportive si edhe bingot. Këto tre të fundit përbëjnë pjesën dërrmuese të tregut të lojërave të fatit në Shqipëri, rrjedhimisht kanë edhe qarkullimin më të madh të parave.

Në fund të vitit 2010 bizneset e lojërave të fatit kishin 166 salla të deklaruara pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ndërkohë që në fund të vitit 2011 numri i tyre është rritur edhe me tetë të tjera duke arritur në 174 salla. Gjatë kësaj periudhe ka pasur hapje dhe mbyllje sallash, por bilanci vjetor ka mbetur në plus 8. Sallat kanë një numër të konsiderueshëm makinash elektronike, i cili fillon nga 10, pasi është numri minimal për të marrë licencën, duke vijuar në 40, 50 apo edhe deri në 80 makina për secilën. Salla të ndryshme ndërkohë, kanë edhe ruleta elektronike. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të dhjetorit 2011, në të gjithë territorin e vendit funksionojnë rreth 2 200 makina elektronike. Sallat e kazinove zakonisht hapen nga kompani të të mëdha, të cilat kanë në pronësi një apo më shumë të tilla.

Dëmi në buxhet, më shumë se 22 mln USD në vit !

Shmangia nga detyrimet e kazinove shkakton çdo muaj e më tepër dëm në buxhetin e shtetit për shkake dhe të zgjerimit të vazhdueshme të këtij tregu në Shqipëri. Nëse marrin të mirëqenë faktin se 45 për qind e këtij tregu funksionon në të zezë, ndërsa vetëm detyrimet fikse të paguara për vitin 2011 janë 50 milionë dollarë, atëherë përllogaritet që dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit të vërtitet në rreth 22.5 milionë dollarë në vit!!

Nga një verifikim i tabelave të pagesave të kompanive ndërkohë, vërehet një rritje me të paktën 25 për qind e detyrimeve mesatare të derdhura në arkën e shtetit gjatë një muaji të vitit 2011 në raport me një muaj gjatë vitit 2010. Më konkretisht, në mars 2010 vetëm kompanitë e kazinove, kanë paguar rreth 205 milionë lekë, ndërsa po në mars 2011, shifra e paguar është plot 260 milionë lekë. Këto jan

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›