E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Topi nuk u konsultua me Parlamentin për kreun e KLSH-së

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me kandidaturën e presidentit Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i shtetit duhet të konsultohet me parlamentin për kandidaturat që propozon. Presidenti nuk do ta zbatojë këtë përcaktim, është zgjedhja e tij, por një gjë është e sigurtë sa herë të mos i përmbahet, ai do shumëzojë veten me zero- kështu u shpreh kryeministri Berisha. Madje ai i referohet Gjykatës Kushtetuese duke shtuar se në bazë të saj nuk cenohet pushteti i askujt.

Madje duke shprehur mos aprovimin e tij për kandidatin që propozoi presidenti.Mund të kesh qenë polic i shkëlqyer dhe askush më shumë se unë nuk i respekton njerëzit e uniformës, por kjo sdo të thotë se është kontroll policesk ai që do bësh, është kontroll tjetër. Ka një tagër tjetër. Unë prisja nga i kandiduari të jepte dorëheqjen si akt përgjegjësie, nuk ndodhi- shtoi Berisha. Reagimi i kreut të mazhorancës vjen pas kthimit në parlament nga Presidenti Bamir Topi të ligjit për mbetjet. Madje ai ka akuzuar presidentin Topi për aleancë me kryetarin e Partisë Socialiste Rama në lidhje me ligjin e plehrave.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi – Berisha
  2. Presidenti Topi drejt Turiqsë,vizitë 3 ditore
  3. Presidenti Topi me parti të re!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›