E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Strategjia jonë, politika e dorës së shtrirë

Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së u shpreh se tryeza për reformën në sistemin e drejtësisë e iniciuar nga opozita ëshë një aktivitet cilësor. Ai ka shtuar se opozita do të vazhdojë politikën e dorës së shtrirë.

Mungesa e pajustifikueshme, por më e pajustifikueshme ishte shprehja e deputetëve të komisionit të ligjeve të PD-së, të cilët dhanë dje një mesazh të shëmtuar. Ne do të vijiojmë politikën e dorës së shtrirë, do vijojmë të jemi zëri dhe forca e së ardhmes. Statusi i kandidatit është provë e kësaj garancie. Ne do japim ndryshimin përmes mesazhit Shqipëria si gjithë Europa- nënvizoi Rama.

Dua të falënderoj grupet e punës të cilët kanë ndihmuar në dy draftet e Kongresit. Bazuar në dy produktet që tashmë janë gati jam entuziast. Kemi në dorë dy instrumente që do shkojmë drejt fitores. Do i japim shqiptarëve program bazë me të cilin do fitojmë. Përmes risive do japin një mundësi të re për të forcuar Partinë Socialiste- shtoi Rama lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet me 5 nëntor.

Sipas opozitës kjo tryezë  është sfidë për qeverinë, por edhe opozitën.  Madje gjatë prononcimëve në media ata janë shprehur se për situatën ku ndodhemi aktualisht përgjegjësia kryesore bie mbi drejtësinë.

Madje deputetët e PS-së theksojnë se kjo tryezë synon të sjellë mesazhin e rëndësishëm se kontributi i gjithkujt është i nevojshëm, i pranueshëm dhe i lavdërueshëm.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit
  2. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë
  3. Rama: Referendum për plehrat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›