E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Transparenca e zgjedhjeve, bazuar te ligji dhe Kushtetuta

Tiranë, 27 prill, Update - Mazhoranca është e gatshme për transparencë të plotë të zgjedhjeve, siç e kërkon dhe opozita, por kjo gjë duhet të bëhet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka pohuar në një prononcim për mediat gjatë ceremonisë së së përkujtimit në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të 100-vjetorit të librit të Ismail Malosmanit.

Ekzistojnë të gjitha mundësitë ligjore për të bërë një transparencë të plotë të zgjedhjeve, nëse ndahemi nga inatet dhe parlamenti nga ana e tij e ka disponibilitetin për ta bërë atë, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.

"Opozita është e lirë t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Komisionit të Venecias", theksoi më tej Berisha lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër, i pyetur edhe në lidhje me komentet e tij mbi raportin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai u shpreh se ky raport ishte koherent me deklaratën e Komitetit Presidencial gjatë vizitës në Tiranë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›