Protesta, Rama në Fier: Kjo qeveri e ka marrë të tatëpjetën

Fier, 27 prill, NOA Kjo qeveri e ka marrë të tatëpjetën, pasi e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike. Grabitësi i votave, do ta shpallë Shqipërinë mbretëri dhe do të bëhet mbret por jo në mënyrë të ligjshme.
Kështu është shprehur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë protestës së radhës të zhvilluar në qytetin e Fierit, bashkë me aleatët e tij opozitarë.
Berisha premtoi se do të hapte 160 mijë vende pune në një kohë që vetëm tre muajt e fundit janë larguar nga puna duke shtuar radhët e papunësisë, edhe 70 mijë persona të tjerë, tha ai.
Më tej, Rama, vuri në dukje faktin e asaj që quajti vjedhje të arkës së shtetit nga pushtetarët duke pohuar se ata po vjedhin arkën e shtetit, duke mbushur xhepat e tyre dhe duke ju varfëruar ju më shumë.
Kjo krizë ekonomike, - ka thënë më poshtë ai, - po ju rrënon juve, familjet tuaj ehe ne bashkë me ju. Me këtë qeverisje shteti është kthyer në një fole ku populli u shërben disave.
Ndërkaq, Rama në fund të fjalës së tij u ka kërkuar pjesëmarrësve në këtë takim që në datën 30 prill të shkojnë në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes që po bën Sali Berisha dhe anëtarët e kabinetit të tij qeverisës.
n.e/NOA