E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Transparencë, por me mjete të ligjshme

Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i ekzekutivit kërkoi nga deputetët opozitarë të mos përdorin termin “krim elektoral”. “Nuk mund të flisni për 'krim elektoral' ndaj komisionerëve për shkak se ata firmosën fitoren tonë. Ju kujtoj se ju po shkelni 20 mijë herë nenin 7 të Kushtetutës, nenin e prezumimit të pafajësisë", u shpreh Berisha.

Ai rikonfirmoi gatishmërinë për t’i dhënë përgjigje legjitime kushtetuese kërkesës së opozitës për transparencë të zgjedhjeve, duke i ftuar njëkohësisht deputetët opozitarë të zhvillojnë një seancë të rregullt plenare. “Jam gati dhe ju ftoj të ngrëmë komisionin hetimor ku ju të keni shumicën. Komisioni do veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe në bazë të parimeve themelore të ndërtimit të një demokracie, të bëjë hetimin e plotë të zgjedhjeve”, shtoi kreu i qeverisë.

“Çdo votë mund të numërohet, por sipas procedurës kushtetuese. Nëse ju keni fakte për kriminelët elektoralë, le t'i shohë prokuroria dhe ne mund të bëjmë amendime të Kushtetutës. Por asnjëri prej nesh nuk mund të marrë detyrën e prokurorit dhe gjykatësit dhe nuk mund të ndryshojmë parimet themelore të shtetit dhe ndarjes së pushteteve", vijoi më tej Berisha në fjalën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›