E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Përgjegjësinë për krizën e ka qeveria

Sipas Ruçit, vetëm pasi ta ketë bërë këtë, Sali Berisha mund të japë reagimin e tij lidhur me propozimet. Ruçi theksoi se qëllimi i pranisë së deputetëve opozitarë në seancën e sotme të Kuvendit është të argumentojë me seriozitet kërkesat për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia e kësaj krize bie mbi qeverinë. Kemi ardhur këtu me gjithë seriozitet për të sjellë argumentet tona” u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, duke shtuar se kriza që ka përfshirë vendin ka zgjidhje, por pengesa e vetme është mungesa e vullnetit nga ana e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›