E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit perfundojne mandatet per dy zevendesdrejtor te pergjithshem

Përfundimi i mandateve për dy zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka sjellë një zinxhir ndryshimesh në postet drejtuese të uniformave blu.
Dy zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm të Policisë, respektivisht Ahmet Haxhia zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Trajnimet në polici dhe Rasim Borshi zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbeshtetëse, kanë lënë këto funksione për mos rinovimin e madateve të tyre.
Me ndryshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit në vitin 2008, postet e zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u kryen me mandate 4 vjeçare me të drejtë rinovimi me një mandat tjetër po 4 vjeçar.
Haxhia është emëruar në postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirkastër, ndërsa Borishi u emërua drejtor i Administratës së Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në postin e zvdrejtorit të Përgjitshëm për Trajnimet u emërua Anila Hoxha, e cila mbante funksionin e këshilltares në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Shërbimet mbështetëse shkon Dashamir Maçi, i cili mbante funksioninin e Drejtorit të Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në postin e Drejtorit të Personelit është emëruar Jashar Vreka, i cili mbante postin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Ndërsa në postin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit është emëruar Emri Vata, i cili kishte postin e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›