Aksident në aksin Milot-Rrëshen, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Dy automjete ku njëra me targa LA 8614 dhe tjetra me targa italiane janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit me targa italiane dhe janë plagosur 3 pasagjerët që kanë qënë në këtë automjet,1 e moshuar dhe dy fëmijë, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit tjetër nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.