E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 4 ballë në juglindje, epiqendra 16 km larg Pogradecit

Një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.
 

Lëkundjet janë ndier rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra ka qënë 16 km larg qytetit të Pogradecit në thellësinë 10 km.
 

Sipas informacioneve lëkundjet e tërmetit janë ndier në qytetin e Korçës, Pogradecit dhe zonave përreth por nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›