E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Tungland: Projekti i gazit Tap Ag, i mirëpritur në Shqipëri

Tiranë, 26 Maj, NOA Kryeministri Berisha priti sot në takim një grup përfaqësuesish të projektit të madh të gazit Tap Ag, që kalon edhe në Shqipëri, të kryesuar nga drejtori i projekti Kjetil Tungland.

Ky i fundit e informoi kryeministrin shqiptar mbi zhvillimet e fundit për këtë projekt shumë të rëndësishëm gazi, duke theksuar veçanërisht suksesin e negociatave dhe rezultatet e arritura me vendet pjesëmarrëse në këtë projekt si Norvegjinë, Zvicrën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Gjermaninë, Azerbajxhanin.

Ai përmendi si shumë të rëndësishëm faktin që grupeve të përfshira në këtë projekt, Statkraft, EGL, iu shtua edhe një partner i tretë shumë i rëndësishëm, kompania gjermane E.ON Ruhrgas dhe se ishin në negociata edhe me partnerë grekë.

Kompleksiteti i këtij projekti dhe shtimi i partnerëve ndërkombëtarë, - tha Tungland, - rrit sigurinë dhe garancinë e suksesit të projektit.

Partneri gjerman i shtoi këtij grupi Knou-hou edhe aftësitë teknike dhe menaxhuese që përfaqëson kompania gjermane, duke thënë se Memorandumi i Mirëkuptimit, i sapo nënshkruar me Shqipërinë, u shtohet marrëveshjeve që po bëhen me të gjitha vendet, ku kalon projekti.

Ai theksoi se shpejtësia, me të cilën po ecet, është një shenjë e rëndësishme dhe e dukshme e faktit që ky projekt i furnizimit me gaz është bërë shumë konkurrues dhe prioritar në tregun europian.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha falënderoi Tungland për informacionin dhe i siguroi ata që mbështetja e qeverisë shqiptare, si vend i përfshirë në këtë projekt dhe përfitues prej tij, do të ishte e vazhdueshme dhe e garantuar.

Shqipëria, - tha kryeministri, - do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht këtë projekt dhe të marrë pjesë në diskutimet dhe marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinjë apo shumëpalëshe.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›