E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet në komision ligji për minierat

Kalon me shumicë votash në komisionin e Veprimtaritë Prodhuese, projektligji Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë, i cili do ti kalojë seancës së radhës për votim. Projektligji përcakton normat për zhvillimin e veprimtarisë kërkuese dhe zbuluese  minerare në vend,

duke vendosur rregulla dhe sanksione për një konkurrencë të lirë e të ndershme në këtë treg, të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Gjithashtu, projektligji synon rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare, garantimin e mbrojtjes së mjedisit nga rreziku minerar, si dhe përcakton rolin e shtetit si promovues i pasurive minerare. Detajet teknike të procesit të kërkimit, zbulimit minerar dhe dhënies së lejeve në këtë fushë vijuan të shpjegoheshin edhe në mbledhjen e djeshme, nga zv/ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës Neritan Alibali dhe ekspertë të sektorit. Në diskutimet në komision u theksua se projektligji ka marrë ekspertizën e Bankës Botërore dhe i është referuar të gjitha ligjeve përkatëse të Evropës, SHBA dhe Kanadasë. Termat teknikë dhe disa kritere të neneve të projektligjit ngjallën diskutime të deputetëve të opozitës, të cilët jo pak herë ranë dakord dhe me vërejtjet e deputetëve të mazhorancës. Zëvendësministri i Ekonomisë pasi ka debatuar ashpër me kryetarin e Komisionit Jemin gjana ka pohuar se është e drejta e komisionit të bëjë ndryshime, por hartuesit e draftit nuk do i pranojnë ndryshime të tilla teknike që nga 200 metra leje e kërkimit të bëhet 50. Gjithashtu ai ka pohuar se është një numër i caktuar seancash për të kaluar nen për nen dhe se në hartimin e tij kanë marrë parasysh të gjithë këto dhe duke përfshirë dhe një numër të madh ministrish pasi janë angazhuar shtatë ministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›