Bursat evropiane i rikthehen fitimit
lidhura me lëndët e para. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 1,3 për qind në 962,39 pikë, pasi kishte rënë 2,4 për qind sesionin e kaluar. Por investitorët mbetën të kujdesshëm për të blerë stoqe evropiane, të cilat kanë rënë më tepër se 15 për qind, niveli i tyre në mbyllje të tregjeve të martën, nga maja e prekur afro 6 javë më parë, prej shqetësimeve këmbëngulëse se kriza e borxheve sovrane të eurozonës do ta ngadalësojë rrjedhën e kreditimit dhe do të godasë sektorin financiar. Gjithmonë nis gjuetia pas mbeturinave, sa herë shihet rrëzimi i fortë i tregjeve. Por mund të jetë tepër herët për të pritur që besimi të rikthehet në tregje, thotë Klaus Wiener, kreu i degës së kërkimeve në kompaninë Generali Investments.
Rritet çmimi i stoqeve minerale
Stoqet minerare fituan forcë, nga rritja e çmimit të metaleve. BHP Billington, Anglo American, Antofagasta, Rio Tinto, Xstrata dhe ENR u rritën nga 1,7 në 3,6 për qind. Euro ra gjithandej në tregje, duke iu afruar sërish kuotës fundore 4-vjeçare, pasi kreu i Rezervës Federale amerikane Ben Bernanke nxori në pah mundë sinë se lehtësimi i financimit të dollarit nuk do të zgjaste përgjithmonë. Duke folur që nga Tokio, në Japoni, Bernanke deklaroi se linjat e këmbimit të dollarit, të cilat u rikthyen në pozitat e mëparshme me përshkallëzimin e krizës greke të borxhit, luajtën një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tregjeve, por Rezerva Federale nuk dëshironte ta kthente këtë në një shërbim të përhershëm. E ndërsa shumë vetë në tregje e dinë tashmë se jastëku i financimeve nuk do të zgjasë përgjithmonë, analistët thonë se komentet e Bernankes po e mbanin të lartë shtysën për largim nga risqet në tregje dhe po e shtynin edhe më poshtë euron.
Wall Street, rritet me 3 për qind
Stoqet amerikane inskenuan një ngjitje të furishme në orët e pasdites të së martës, duke e shtyrë indeksin S&P 500 në territor pozitiv, pasi fokusi i investitorëve u hodh nga turbullirat rreth borxheve sovrane të Evropës tek blerja e aksioneve të rrëzuara në kuota fundore 6-mujore. Indekset kryesore amerikane ranë më tepër se 3 për qind në fillim të sesionit, prej pikëpyetjeve që mbizotërojnë në treg rreth stabilitetit të sistemit bankar evropian, pasi një bankë e vogël spanjolle falimentoi fundjavën që shkoi. Aksionet kanë qenë nën një presion konstant për shitje gjatë javëve të fundit. Veprimet e mëngjesit në Wall Street reflektonin nervozizmin e tregut, pasi S&P 500 ra poshtë nivelit të rrënimit në kuotën fundore të vërejtur në nëntor 2009, duke u rrëzuar plot 14,5 për qind nga maja që preku në fundit të prillit. Strategjistët e lidhin ringritjen e orëve të fundit të tregtisë në stoqe me forcimin e euros. Indeksi mesatar industrial Dow Jones ra 0,23 për qind, indeksi S&P 500 u rrit 0,04 për qind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq ra 0,12 për qind.