Berisha: Turizmi malor, do te jete turizmi i te ardhmes Eva Gjura
Kryeministri Berisha, ka marre pjese dje ne konferencen e 5-te vjetore te Shoqates Shqiptare te Turizmit. Pasi ka vleresuar me nota maksimale rritjen e turizmit gjate ketyre viteve ne Shqiperi, kryeministri eshte ndalur konkretisht tek turizmi malor, duke theksuar se qeveria, do te beje gjithcka qe te nxise zhvillimin e turizmit malor, i cili do te jete edhe turizmi i se ardhmes. "Turizmi malor, do te jete turizmi i se ardhmes. Shqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem, me te madh se asnje vend tjeter, per siperfaqen e saj te turizmit malor. Format ekzistuese, jane kryesisht te bazuara ne romantizma, por, me disa masa te reja, qe do te marrim, do te bejme gjithcka, qe Shqiperia te kete resortet dimerore te turizmit, nder me te medhate ne rajon e me gjere. Shqiperia ka masive malore, qe rrine muaj te tere me debore, por qe deri para nje viti, kane qene shume veshtire per t'u arritur. Qeveria ka bere shume perpjekje dhe mund te themi, se eshte investuar shume ne zonat turistike", eshte shprehur kryeministri ne fjalen e tij. Gjithashtu, per t'i dhene nje hov edhe me te madh zhvillimit te turizmit ne vend, kryeministri kerkoi dhe mbeshtetjen e agjencive dhe shoqatave, qe te bejne nje promovim dinjitoz te resorteve, pasi deri me tani, ai ka qene modest. Kryeministri nuk ka harruar te falenderoje agjencite e huaja, per promovimin e pasurive tona kombetare. "Turizmi, qe gjer sot eshte bregdetar, ai malor do te jete turizmi i te ardhmes. Vendi ka potenciale me te medha, se asnje vend tjeter, per siperfaqen e tij te turizmit malor", u shpreh Berisha. Gjate fjales se tij, kryeministri u ndal dhe kerkesen per heqjen e TVSH-se per agjencite turistike, ku garantoi se do te kete nje rishikim te kesaj takse. "Jane mbi dy miliard euro investime turistike dhe nese vendet e tjera marrin 5 taksa nga operatoret turistike, ne Shqiperi merren vetem 2. Agjencite turistike kane kerkuar heqjen e TVSH dhe ne do ta rishohim ate, jo mbase per ta hequr, pasi eshte me mire qe ajo te levizte ne drejtime te tjera", u shpreh kryeministri. Gjithashtu kreu i qeverise ka vleresuar edhe investimet e bera ne vend . Ai tha se, brenda nje harku kohor gjashte vjecar, jane investuar ne infrastrukturen turistike mbi 2 miliarde euro, eshte investuar ne akse kryesore, por edhe ne rrjete rrugore, nga Velipoja ne Ksamil, eshte ecur me vendosmeri drejt te gjitha zonave malore me potencial te madh turistik, nga Cajupi ne Valbone. "Keto vite jane hapur nje seri shkollash per pergatitjet e personelit hotelier dhe turistik. Rreth 11 shkolla te mesme, 2 dege te shkollave te larta dhe disa departamente. Pra, jane bere perpjekje serioze, qe ketyre ritmeve te shpejta te zhvillimit, t'u pergjigjemi me nje pergatitje, sa me serioze te vendit, per mikpritjen e nje numri kaq te larte miqsh, qe vijne nga rajoni dhe bota", u shpreh kryeministri.