E Shtunë, 31 Tetor 2026

Violeta Rexhepagiq, nga "Vivien" ne "Wikileaks"

Shumekush e mban mend per stilin e "coroditur", per floket lara-lara - ne njeren ane kuq, e tjetren zi - qe kombinoheshin edhe me ngjyrat e palltos, me kepuce te njejta por me ngjyra te ndryshme. Disa e mbajne mend per muziken e saj moderne, disa per angazhimet e saj si reportere e luftes. Por, ka edhe te tille qe nuk e njohin fare...

Nuk ndodh shpesh te takosh dike dhe te kesh avantazhin dhe pershtypjen se e njeh prej shume vitesh, sic na ndodhi kur u takuam me Violeta Rexhepagiqin. Ajo eshte artiste ne cdo gje: ne menyren se si shprehet, si i perjeton gjerat, si vishet, si ecen, si buzeqesh. I zgjedh fjalet me kujdes, ecen me elegance, i pelqen te filozofoje e te meditoje, ndersa tymi i cigares permes gishtave te holle e ben disi enigmatike. Ndersa bisedon me te, koha kaloi shume shpejt mes batutave, koktejeve dhe ideve, aq sa kuptuam qe vetem ajo dite nuk do mjaftonte per te folur rreth gjithckaje bashke. Shume biseda nderpriteshin ne mes per t'u vijuar te tjera. Violeta sjell nje fryme qe kuptojme se na mungonte: ate te shpirtit te lire plot ciltersi! Ajo theu tabute, ishte cudia e cudirave te kohes. E gjithe perpjekja e saj sillet ne deshiren per te bere dicka te rendesishme ne jete. Po, cila ishte rruga e saj e metutjeshme?

Viki, si ke filluar dhe kush ishe ne te vertet. Na pershkruaj rrugen tende ne vija te trasha. Ku ke lindur, cfare shkolle ke mbarur, kush te ka zbuluar...?

Nuk kishte filozofi te madhe ne tere ate qe bera. Fantazia e zhvilluar i kishte fajet per te gjitha, e pastaj vjen puna dhe talenti. Linda ne Prishtine dhe paralelisht vijoja shkollen fillore dhe ate te ulet te muzikes. I takova grupit te nxenesve eksperimental dhe ne shkollen e mesme "Xhevdet Doda " zgjodha drejtimin matematikor. Studiova ne Sarajeve psikologjine. Me muzike dhe radio-drama per femije fillova qysh ne femijeri dhe per kendim me zbuluan dhe me mua punuan Vera Gashi, Bernardina Mjeda, Ildiko Juniku, Gjergj Kaqinari, Enver Stafaj, Tomor Berisha, nderkaq per emisionet folese ne Radio Prishtine Zejnullah Halili, Mark Cuni, etj.

Dhe, pasi u zbulove, themelove grupin e famshem "Vivien". Cili ishte kuptimi i emrit te ketij grupi dhe kush ishin anetaret e tij me besnik?

Emrin e grupit e formova ne baze te aktores Vivien Li, sepse e adhuroja filmin e saj "E ferfelluar me stuhi". Por, edhe dy germat e para ishin edhe shkronjat e emrit tim. Anetaret me besnike ishin: piano dhe sint- vellai im Armendi, pastaj bass kitarist - Luan Osmani, daullist- Petrit Riza...

Perpos transformimeve pozitive qe ke bere gradualisht ne muzike, repertori artistik eshte pasuruar me shume hite te cilat kane gjetur mbeshtetjen e plote te publikut. Ju njohim me kenget "Zhurme e ererave te dikurshme", "Romantika", "Fama", "Fjollat", "Shota" etj. Cilat ishin sukseset? Cka kendonit, kujt i kendonit, si priteshin kenget tuaja, por edhe paraqitja krejt ndryshe?

Suksesi me i madh u grupit ishte ftesa ne Zagreb dhe pjesemarrja ne emisionin e famshem asokohe "Stereovizija" e pastaj edhe ftesa ne Beograd per emisionin "Hit meseca" . Po ashtu, per televizionin gjerman asokohe xhiruam dhe emituam spotin e kenges "Nuk te harroj". Kenget tona priteshin gjithkund me sukses sepse ishim risi, si ketu, ashtu edhe atje. Ndodh qe edhe ketyre diteve takoj njerez te cilet mburreshin me ne e qe ne ate kohe jetonin si ne Zagreb ose Beograd. E sa per paraqitjen ndryshe mjafton ta permendi rastin ne Neum ku organizohej RTV Festivali Televiziv i ish-Jugosllavise dhe ku me ftuan qe te prezantohem me nje emision. Para tubimit ishim mbledhur ne ballkon dhe pernjehere vjen nje djalosh nga Sarajeva i cili nuk me njihte. Meqe isha e rrethuar me artist nga Sarajeva me te cilet njihesha qe nga koha e studimit, ky djalosh, emer ne ate kohe, me pyeti: "Ej, prej nga je ti"? Une i thash: "Nga Prishtina". Ai filloi te qeshe me te madhe dhe nja 2-3 here perseriti "o, sa shtos i mire"! Me ne fund shoket dhe shoqet nga Sarajeva i treguan se vertete jam nga Prishtina.

A arrinit te perconit mesazhet e juaja dhe a paraqisnin ato ndonje dekadence per kohen. A ishin ekstravagante dhe si shikoheshin nga pushteti i kohes. Dua te them, a keni patur pasoja per revolucionin tuaj muzikor?

Po eshte gje e natyrshme qe ca njerez nuk donin te pajtoheshin me kete. Ata donin qe femra kosovare te dale se eshte primitive, njeri me bisht dhe brina, e kur e kuptonin se nuk munden ne asnje menyre te na poshterojne, mbeteshin te hidheruar dhe mundoheshin qe ne cdo menyre te na c'vleresojne. Me e keqja eshte se ata gjenin mbeshtetje tek disa te vetequajtur kritik te muzikes e qe ishin nga ketu, sic ishte aso kohe Sami Piraj i cili kritikonte ashper muziken tone. Po te isha ne vend te tij, sot, zyrtarisht do te kerkoja ndjese!

Pastaj, sikur u ngopet me muzike dhe i hyte nje profesioni te ri: filluat ne gazetari, ku edhe aty u bete nje emer i njohur. Si ndodhi kjo?

Ndoshta fati i Kosoves me shtyri qe te zhytem ne gazetari. Asokohe punoja ne RTP dhe sa here qe vinin ekipet e huaja, me therrisnin per bashkepunim meqe e flisja gjuhen angleze. Nuk besoj qe ka femer qe ka gelltitur me shume lotsjelles se une...

Me shkrimet tuaja sikur u bete nje VikiLiki (Wikileaks) e kohes, sepse jepnit lajme interesante dhe te guximshme. Si ishin fillesat tuja ne kete fushe te re, por plot te papritura?

Sa me kujtohet mua, ca femije serbe nuk donin te shkonin ne shkolle shkaku i kinse dhunimit te shoqes se tyre. Ne bisede me ta verejta se shumica e tyre as qe e dinin se pse e bojkotojne shkollen, e po ashtu ne pyetje ishte qe ca prej tyre donin qe problemit t'i jepej nje konotacion politik, sepse ashtu ju kishin kerkuar.

Filluat ne Radio Prishtina, qysh ne moshen 18 vjecare, me emisione te ndryshme, sikurse ishte, "Fontane deshirash" dhe deshira e juaj per gazetari u realizua ne teresi. Mendoni qe e keni dhene maksimumin ne kete fushe te minuar?

Une maksimumin e tregova atehere kur qe e nevojshme. Po te kerkohej kjo nga une perseri, nuk besoj se do te mund ta arrija me sukses. Thjesht, per ca pune, sa me pak qe di, aq me shume nuk frikesohesh dhe e kunderta.

Pas largimit te dhunshem, ju menjehere gjetet pune ne agjencite e lajmeve si "News Network", "WTN", "Sky News". Si erdhi ky angazhim i papritur, por shume domethenes per moshen tuaj?

Isha shume e lumtur, por edhe shume e frikesuar sepse ne pyetje ishin lufterat. Megjithate nuk kisha cka te humbi - pos jetes - prandaj, pranova.

Keni raportuar nga Rumania, Cekia - per "Revolucioni Kadife" - pastaj nga Bosnja, Shqiperia, Iraku... Pra, nga vatrat e nxehta? Ishit nen flaken e konflikteve dhe ju nuk e ndalnit raportimin, tregonit perkushtimin dhe guximin? A duhet te jete cdo gazetar edhe guximtar, pervec i shkolluar dhe i pasionuar?

Jo. Guximi nevojitet vetem per ata gazetare qe punojne ne terrene lufte, sic isha une. Gazetarit te sotem i nevojitet vetem njohja e mire e gjuhes dhe kultura e pergjithshme, natyrisht se edhe pamja vizuale eshte me rendesi per ata gazetare qe iu takojne mediumeve vizuale.

Keni qene edhe ne Bagdad dhe keni patur interviste me Sadam Hyseinin, te cilin ju e pershkruani si njeri te ditur, por te lig dhe dinak, tinezak? Si e pergatitet terrenin per kete interviste ekskluzive?

Une intervistat rrallehere qe i menaxhoja vete. Ministria e Irakut me telefonoi ne hotelin "All Rashid" dhe me tha se te nesermen ne ora 14.00 vjen nje ushtar me kombi dhe behuni gati per interviste. Pyeta per ndricim e ata me thane: "Te gjitha i keni ne dispozicion, e kemi improvizuar nje studio".

Pastaj erdhi lufta ne Kroaci, dhe prape, ju aty? Si ishte kjo lufte dhe si perjetuat?

Lufta ne Kroaci ishte lufte ne te cilen cdo njeri kuptonte se sa i pavlefshem eshte. Bombardimet ishin bere gje e rendom per mua, por spitali i Vukovarit ishte perplot civile dhe gardiste te plagosur. Ishte tmerr t'i shihje ato fytyra te pervuajtura. Zagrebi kumbonte nga zeri i alarmeve qe paralajmeronin bombardime...

Keni patur shume peripeci, madje shpesh keni qene buze vdekjes per te nxjerre ne drite te verteten. Na i pershkruani disa situata me dramatike nga raportimi juaj ne kete vater te rrezikshme lufte te pameshirshme?

Oh, te lutem, mos m'i rikujto... Sa here qe me kujtohen, mendoj se ato nuk me ndodhen mua, prandaj une mundohem t'i harroj. Por, pse te tregoj per Kroaci kur ne rrezik te madh isha edhe ketu pas lufte. Isha ne Grashtice me kameramanin Lulzim Kryeziun dhe nga banoret kuptuam se ne kohe te luftes paramilitaret aty i ndalnin veturat dhe shpesh here udhetaret shqiptar i rrihnin, grate i vendosnin ne nje shtepi te cilen e perdoren si bordel, e burrat dhe femijet i conin ne nje mal aty afer. Banoret treguan se ende nga ai mal vjen nje ere e rende. Kameramani Luli dhe une u nisem ne mal. Ishte shume veshtire te hipej, sepse mali ishe shume i pjerret. Rruges duke hipur verejta shenja te minimit, prandaj i thash Lulit: Lul, ec mbas meje hap mbas hapi. Ai pastaj me pyeti: pse? I thash te tregoj me vone. Ne maje te malit kishte shume konserva ushqimi ushtarake, kishte kemisha te femijeve dhe ca pelena, e po ashtu kuterbonte. Pas xhirimit dhe pas zbritjes ne te njejten menyre, Lulit i tregova...

E keni intervistuar edhe Arkanin, qe se bashku me Sadamin, mund te merren si dy figurat me tragjike, por edhe me luftenxitese ne rajon? Si e aranzhuat kete interviste dhe si polemizuat me te?

Me Arkanin intervisten e zhvillova ne Erdut - Vojvodine. Arkani kishte improvizuar kampin per trajnimin e "tigrave" te tij. Une u prezantova si e huaj dhe te tere biseden e zhvillova ne gjuhe angleze. Ai qysh atehere ne pyetje per Kosoven me tha: "Ate e kemi lene per fund"! Ne Kosove mbas lufte me thirren keta te Tribunalit te Hages dhe me pyeten se a do te deshmoja ne Hage lidhur me Arkanin. Ju thash: po, me gjithe qejf. Nuk kaloi shume e i njejti person me tregoi se si Arkani me nuk eshte gjalle. T'ju them te drejten u gezova.

Dhe pas ketij rrugetimi te gjate, te zjarrte, u rikthyet ne Kosove, ku planifikonit t'i riktheheshit serish dashurise se vjeter, muzikes, por nje fatkeqesi, sikur ua preu kete deshire te mire, apo jo Viki dhe, pas kesaj sikur Viki iku me stuhi nga kjo fushe e artit, por me merakun e ngujuar ne shpirt dhe ne gji?

Tani vetem shkruaj tekste dhe bej kompozime per te tjeret, prandaj s'po vuaj shume. Fakt se eshte me mire kur vete i kendon kenget tuaja, por me beso, me lehte eshte keshtu dhe shume me mire.

Dhe fale Zotit, e tejkaluat edhe kete sfide dhe pas luftes ne Kosove, punuat per nje OJQ per te perfunduar ne RTK, ku jeni edhe tashti? Cka punoni dhe cka enderroni?

Punoj ne arkivin e RTK-se dhe enderroj qe te enderroj perseri, sepse nuk kam me endrra dhe kjo me mungon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›