Berisha: U plotësuan 7 kapituj
Komiteti Ndërministror i Integrimit shqyrtoi dje përgjigjet e 7 kapitujve të parë të pyetësorit që do t'i dorëzohen Komisionit Evropian. Këto kapituj, nga 35 që janë gjithsej, kanë të bëjnë me lëvizje e lirë e punëtorëve; prokurimi publik; peshkimi; politikat e transportit; politikat ekonomike dhe monetare; politikat e transportit transeuropian dhe doganat. Kryeministri Berisha kërkoi që të kihet kujdes në përkthimin në anglisht të përgjigjeve. "Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në çështjen e përkthimit. Pasi kapitujt miratohen në KNI, fillon përgjigja në anglisht e pyetjeve, që e theksoj duhet të jetë përkthim kompetent. Nuk duhet të harrojmë se vlerësimi i përgjigjeve do të bëhet në anglisht dhe jo në shqip dhe nuk mund të themi se unë kisha ndërmend këtë apo atë",tha Kryeministri.