E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Hapja e kutive nuk shkel Kushtetutën



Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të zgjedhur së fundmi, deklaroi se mbështet tryezën e Presidentit Bamir Topi dhe dialogun mes Berishës dhe Ramës. Dule mbrojti versionin e opozitës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ndalon hapjen e kutive. "Nuk është momenti që të humbasim më kohë. Në mbështesim fuqimisht tryezën e Presidentit të republikës. E kishim kërkuar shumë kohë më parë, por edhe tani mund të jetë shumë e vyer. Askush nuk konteston vendimet e gjyqësorit. Askush nuk pretendon rishikim të vendimeve të gjyqësorit. Askush nuk mund të kërkojë as politikisht as juridikisht rishqyrtim të rezultatit zgjedhor. është i dhënë, por çdo qytetar i thjeshtë, në çdo vend, qoftë edhe me demokraci embrionale, ka të drejtën e transparencës" tha Dule. Duke folur për qeverisjen e vendit, Dule tha se PBDNJ është në qendër të sulmeve nga kjo maxhorancë pasi anëtarët e kësaj partie janë larguar në masë nga detyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›