E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacion i KiE tregon axhendën e Tiranës



Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vjen të hënën në Tiranë në një vizitë dy ditore, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik në vend. Pas miratimit në Strasburg të një rezolute, ku i bëhej thirrje Qeverisë të ngrinte një komision hetimor dhe opozitës të rikthehej në Parlament, përfaqësuesit e KiE-së do të ndërmarrin takime me krerët më të lartë të shtetit. Delegacioni i Asamblesë do të kryesohet nga Presidenti i këtij organizmi turku Mevlut Cavusoglu dhe në përbërje të tij do të jenë kreu i grupit të djathtë Luca Volonte, shefi i socialistëve të Asamblesë Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalët dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Europiane si dhe dy raportuesit David Wilshire dhe Jaako Laakso. "Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Mevlüt çavu?o?lu, dhe liderët e pesë grupeve parlamentare së bashku me raporterët e monitorimit për Shqipërinë do të vizitojnë Tiranën më 22 dhe 23 Shkurt, kur ata do të takojnë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin, liderët e partive politike dhe përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar. Vizita e tyre është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj 1709, për të "mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator, në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik", thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së KiE-së.

Takimet

• në 09.15 me Presidentin Topi

• me Kryeministrin Berisha

• me kryetaren e Kuvendit Topalli

• me kreun e PS-së, Rama

• me ambasadorët e BE-së

• të martën në orën 10.00 konferencë për shtyp

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›