Berisha: “Udhëheqja e PS-së me fëmijë Blloku”
07/12/2011 Kryeministri komenton buxhetin dhe zgjedhjen e strukturave të selisë rozë
Në mbledhjen e qeverisë Berisha vlerëson modelin e ekonomik të ofruar
Kryeministri Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e qeverisë e vlerësoi buxhetin e vitit 2012, miratuar një ditë më parë nga Kuvendi, si më të madhin në historinë e vendit dhe që do të përmbushë realizimin e projekteve madhore të zhvillimit të Shqipërisë. Modeli i ofruar, sipas këtij buxheti, është modeli ekonomik që i ka krijuar ekonomisë shqiptare një frymëmarrje dhe një hapësirë lirie të paprecedent. “Ky është modeli që bazohet në një administratë të vogël, që ka vendosur mbi shpatullat e sektorit privat barrën më të ulët të sektorit publik mbi ta. Ky është modeli që bazohet në investime të mëdha, investime më të mëdha se të çdo qeverie tjetër, investime të shpërndara në qindra e qindra projekte, investime të realizuara duke mos lejuar rritjen e borxhit, duke kontrolluar plotësisht inflacionin, duke realizuar dyfishimin e rrogave të ulëta, pensioneve të ulëta, rrogave mesatare”, - tha Berisha në fjalën e tij. Kreu i qeverisë falënderoi opozitën për propozimet që bëri për buxhetin, por njëkohësisht shprehu keqardhje për disa propozime, të cilat, sipas kryeministrit, synonin zëvendësimin e mekanizmit të tregut të lirë me modelin marksist. “Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë me taksën progresive është ideja e shkatërrimit të mekanizmit të suksesit ekonomik të reformave, një model universalisht i njohur si sukses, që kërkohet të rrënohet me slogane populiste, marksiste të luftës kundër të pasurve”, - u shpreh kryeministri. Në vijim shefi i ekzekutivit nuk la pa komentuar edhe procesin zgjedhor brenda PS-së. “Propozimi i tyre vjen sidomos tani që bënë zgjedhjet dhe rikthyen në prag të dhjetorit të gjithë byronë e re politike në udhëheqjen e PS-së. A mund të më thoni ju a mbeti ndokush nga fëmijët e Bllokut pa hyrë në byro? Jo, asnjë. Kjo është zgjedhje e tyre, por me taksat çfarë kishin, se në punët e brendshme nuk u përzihet kush. Le t’i kthejnë dhe anëtarët e Byrosë Politike në Këshillin e të Urtëve, le të bëjnë ç’të duan”, - deklaroi Berisha.
Buxheti
“Buxheti mbështet projektin më ambicioz në historinë e vendit në infrastrukturë, ura, kanalizime, ujësjellës, shkolla, spitale, projektet e ullirit etj. Qeveria e bazon këtë buxhet në performancën e ekonomisë shqiptare, model që ka garantuar rritjen ekonomike ndër më të lartat në Europë.”
Transparenca
“I kërkoj ministrit të Financave Ridvan Bode të procedojë me shpejtësinë më të madhe për të vendosur sistemin, në të cilën çdo qytetar shqiptar do të mund të lexojë të nesërmen në faqet zyrtare të këtyre institucioneve çdo shpenzim që bëhet në administratën e këtij shteti.”
Basha paguan 9 721 269 lekë për pronarët
Qeveria shpronëson 4107 m2 tokë truall për varreza
Me propozim të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, Këshilli i Ministave vendosi dje shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga zgjerimi i varrezave publike të Sharrës, faza III, në Bashkinë e Tiranës. Sipërfaqja pronë private që shpronësohet është 4107 metra katrorë tokë truall. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 9 721 269 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, planifikuar në buxhetin e saj. Bashkia Tiranës ka detyrimin e përballimit edhe të vlerës së shpenzimeve procedurale. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ose ndryshe brenda 6 marsit të vitit 2012. Ndërsa afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt do të realizohet në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për realizimin e këtij projekti. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së Tiranës. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 4107 metra katrorë tokë truall, shpronësuar në favor të Bashkisë së Tiranës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, e shprehur me data në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme janë dy institucionet që ngarkohen nga qeveria për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. Po dje qeveria vendosi shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kuçovë–Belsh–Cërrik.
Humbën jetën nga shpërthimi i gazit
Qeveria ndihmon për varrimin e tri viktimave
Qeveria shqiptare vendosi dje t’u heqë shpenzimet e varrimit familjarëve të tri viktimave që humbën jetën pak ditë më parë në Tiranë nga shpërthimi i bombolës së gazit. Sipas vendimit, Këshilli i Ministrave vendosi t’i akordojë njësisë bashkiake nr. 2 të kkryeqytetit në buxhetin e këtij viti fondin financiar prej 500 000 lekësh për dhënie ndihme financiare familjes së viktimave Genc Mehmet Spahiu, Florida Niko Spahiu dhe Jona Genc Spahiu për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore të viktimave. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërkohë që për zbatimin e vendimit ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Tiranës dhe njësia bashkiake nr. 2, Tiranë. Pak ditë më parë në rrugën “Derhemi”, afër rrugës “Hoxha Tasim” në kryeqytet, nga shpërthimi i gazit të çliruar në banesë gjetën vdekjen bashkëshort dhe fëmijë: Florida Xhaçka, 35 vjeçe, Genc Spahiu, 37 vjeç dhe vajza e tyre Jona Spahiu, 4 vjeçe. Ndërkohë ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën vajza e vogël e kësaj familjeje, Dea Spahiu, 1 vjeçe.