Lumi rrëmben 12-vjeçaren, RENEA aksion për trupin
07/12/2011 Po kalonte te lumi i Babrroit
TIRANË- Pasditen e djeshme një vajzë 12-vjeçare është mbytur në lumin që ndodhet në afërsi të zonës së Babrroit, në periferi të Tiranës. Burimet zyrtare të policisë thanë se një vajzë e mitur ka rënë nga ura e Babrroit në lumë. Policia konfirmon se vajza 12-vjeçare, quhet Emiljana Mekaj, e cila rezulton ende e zhdukur. Polumbarët dhe forcat RENEA kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të së miturës, e cila dyshohet se është rrëmbyer nga rryma e fortë e ujit, që e ka marrë me vete