Berisha-Uidhers presin torten
Kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan ne Tirane, Uidhers u pershendeten perzemersisht paraditen e djeshme gjate pjesemarrjes se perbashket ne nenshkrimin e marreveshjes se radhes te Shqiperise ne kuader te Sfides se Mijevjecarit. Berisha dhe Uidhers ishin bashke edhe gjate ndarjes se tortes simbolike per te festuar edhe nenshkrimin e marreveshjes se re 15.7 milione dollareshe dhe nga ana tjeter per te festuar progresin qe eshte bere gjate zbatimit te fazave te kaluara te kesaj marreveshje qe ka si synim edhe luften kunder korrupsionit. Gjate gjithe ceremonise se paradites se djeshme Berisha dhe Uidhers ishin te buzeqeshur dhe ne dukje te afert me njeri-tjetrin, pavarsisht deklaratave te ashpra te bera ditet e shkuara nga ambasadori amerikan.
Berisha
"Ne 10 apo 12 vite asnje prokuror ose gjykates nuk eshte perballur me ligjin, pavaresisht vepres qe ka kryer. Kjo ceshtje mbetet per t'u zgjidhur dhe do te zgjidhet nepermjet reformave".
Berisha
"Ne 10 apo 12 vite asnje prokuror ose gjykates nuk eshte perballur me ligjin, pavaresisht vepres qe ka kryer. Kjo ceshtje mbetet per t'u zgjidhur dhe do te zgjidhet nepermjet reformave".