Masterat, miratohen 970 kuota

Keshilli i Ministrave miraton 970 kuotat e pranimit per masterat ne fakultetin e Gjuheve te Huaja, Histori-Filologji si dhe Shkencave te Natyres. Vendimi i djeshem i qeverise, i jep mundesi te gjithe te rinjve qe kane perfunduar sistemin 3-vjecar qe te vazhdojne masterat e nivelit te pare dhe te kompletojne studimet e tyre.
Masterat
Te rinjte qe kane perfunduar fakultetin e Gjuheve te Huaja per deget anglisht, frengjisht, italisht dhe gjermanisht, mund te vazhdojne masterin e nivelit te pare per mesuesi ne arsimin e mesem. Gjithashtu edhe studentet e fakultetit Histori-Filologji ne deget, Gjuhe-Letersi, Histori, Gjeografi mund te vazhdojne masterat e nivelit te pare per mesues ne arsimin e mesem. Nderkohe qe studentet e fundit qe perfitojne nga vendimi i djeshem i qeverise jane studentet e fakultetit te Shkencave te Natyres. Keshtu, te gjithe te rinjte qe kane perfunduar sistemin 3-vjecar ne degen kimi, biologji, fizike dhe matematike do te mund te vazhdojne masterin 2 vjecar, ne perfundim te se cilit do te pajisen me diplome mesuesi per arsimin e mesem. Programet e studimeve, master i nivelit te pare ne mesuesi, per arsimin e mesem, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij eshte nje vit. Sipas vendimit te qeverise keto kuota, Universiteti i Tiranes i shperndan ne masen jo me pak se 30 per qind, per studentet qe kane perfunduar te pakten, ciklin e pare te studimeve ne institucionet e tjera te arsimit te larte, dhe jo me shume se 70 per qind, per ata qe i kane perfunduar keto studime prane tij. Ne rastet kur nuk ka kandidate nga institucionet e tjera te arsimit te larte, qe plotesojne kriteret, atehere UT-ja ka te drejte ta plotesoje kuoten e vene ne dispozicion me studentet, qe jane diplomuar ne te.
Tarifa
Studentet qe do te ndjekin keto mastera do te paguajne tarifat e miratuara ne mbledhjen parafundit te Keshillit te Ministrave, por gjithsesi dje jane percaktuar disa kategori qe do te perfitojne lehtesi ne pagesa. Keshtu kandidatet, qe u perkasin shtresave sociale, si te verber, te shurdher, invalide, paraplegjike dhe tetraplegjike, studente me aftesi te kufizuara do te paguajne 50 per qind te tarifes se shkollimit. Gjithashtu edhe femije rome, femije te policeve, te rene ose te plagosur per shkak te detyres, si dhe ata te ish-te perndjekurve politike do te paguajne vetem gjysmen e vleres se shkollimit. Nderkohe, edhe per kete nivel arsimor, studentet do t'i nenshtrohen vetem nje tarife vjetore shkollimi. Gjithashtu, Keshilli i Ministrave percaktoi dje se ne cdo program studimi, ne ciklin e dyte te studimeve me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, studentet e shkelqyer nga cikli i pare dhe nga cikli i dyte, nuk e paguajne tarifen e shkollimit ne vitin pasardhes. Ne programet e studimit, master i nivelit te pare ne mesuesi, per arsimin e mesem, per lendet fizike, matematike apo kombinimet e tyre, me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, studentet me mesatare te ciklit te pare jo me ulet se nota 8 nuk paguajne tarifen e shkollimit.
Kuotat e pranimeve
Fakulteti i Gjuheve te Huaja:
Ne lenden gjuhe angleze 180
Ne lenden gjuhe frenge 80
Ne lenden gjuhe gjermane 80
Ne lenden gjuhe italiane 120
Fakulteti Histori-Filologji:
Ne lenden gjuhe-letersi 120
Ne lenden histori 100
Ne lenden gjeografi 100
Fakulteti i Shkencave te Natyres:
Ne lenden biologji 60
Ne lenden kimi 30
Ne lenden fizike 60
Ne lenden matematike 40