E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kerkon realizimin ne kohe te kartave te identitetit dhe pasaportave

Siguria ne kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike kane qene pjese e interesimit te kreut te qeverise, gjate takimit me ekspertet e ngarkuar me prodhimin e tyre. Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme nje takim me perfaqesues te "Sagem Securite", Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve dhe te OVD Kinegram , kompani keto te cilat jane edhe prodhuese te detajeve teknike te sigurise se larte, ne kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike. Gjate ketij takimi ne kryeministri u be prezantimi i disa komponenteve te pasaportes elektronike, si ato te personalizuar dhe ato te pa personalizuar, ku perfshihen te gjithe elementet perberes te sigurise me te larte. Po keshtu u prezantua nje dokument me shpjegime teknike te detajuara per secilin element te pasaportes si dhe dizenjon e Kinegrames se pasaportes elektronike dhe leternjoftimit. Nga ana tjeter perfaqesuesit e firmave konfirmuan se pas disa ditesh, do te prezantohet edhe versioni i levizshem i Kinegrames dhe elementet e leternjoftimit te personalizuar dhe te pa personalizuar, ku perfshihen te gjithe elementet perberes te detajuar te sigurise se larte. Ne takimin e djeshem kryeministri Berisha kerkoi mbeshtetjen maksimale nga te gjithe institucionet per zhvillimin dhe mbarevajtjen ne kohe te ketij projekti te rendesishem per qeverine shqiptare. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›