E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazllic", mbrojtja kerkon shpjegime

TIRANE- Avokati shqiptar i Damir Fazllic si dhe ky keshilltaret ligjore amerikane, kane kerkuar dje qe te njihen me akuzen e ngritur ndaj klientit te tyre. Ata kane vene ne dispozicion adresat se ku mund te kontaktohen nga ana e prokurorise. Mbrojtesit ligjore do te vleresojne, nese do te jete e nevojshme qe Damir Fazllic te jape shpjegime ne prokurori, ne rast se ai do te kerkohet nga organi i akuzes.

Dy avokatet amerikane Andrew Corcoron, Edward Ross si dhe avokati shqiptar Genc Gjokutaj kane hyre rreth ores 13:10 ne Prokurorine e Tiranes, ku edhe kane kerkuar te takojne prokuroret e ceshtjes. Ata jane pritur nga prokurori Dritan Reshka. Sipas burimeve nga prokuroria, avokati Genc Gjokutaj i ka vene ne dispozicion te tyre prokuren ligjore te firmosur nga Fazllic. Jo vetem kaq, por ai ka kerkuar te njihet me hetimet ndaj tij. Ndersa mesohet se ata jane vene ne gatishmeri te hetimeve qe po ndjek prokuroria, deri ne thirrjen e supozuar te Fazllicit, per te dhene shpjegime ne organin e akuzes. Avokati Gjokutaj ka bere me dije se deri me sot prokuroria nuk i ka dorezuar kerkese per marrjen ne pyetje te klientit te tij. "Kur te me behet kjo kerkese, atehere do te shikoj te gjitha mundesise, menyren sesi do te merret ne pyetje, deri ne cfare cilesie kerkon prokuroria ta pyese ate", ka bere me dije dje avokati Gjokutaj, i pyetur nga "Koha Jone". Nga ana tjeter do te jete ai qe do te vendose nese klienti i tij do te jape shpjegime apo jo.

Tre perfaqesuesit ligjore te Fazllic nuk kane qendruar me shume se 10 minuta ne katin e peste te prokurorise, ne zyren e prokurorit Dritan Reshka. Burime nga Prokuroria e Tiranes, thane se mbrojtesit amerikane nuk kane te drejte ligjore te mbrojtjen Fazllic ne vendin tone, pasi nuk jane te pajisur me licence shqiptare. Prej dy javesh Prokuroria e Tiranes, e pikerisht njesia Task Force ka nisur hetimet per boshnjako-britanikun nen akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale". Me daten 8 tetor Fazllic mberriti ne Tirane per te dhene nje interviste ekskluzive ne televizionin Klan. Prokuroria e Tiranes nepermjet nje urdhri kerkoi ndalimin e 33 vjecarit, ndersa ai po fluturonte me avionin carter. Hetimet ndaj Fazllicit, jane perqendruar ne verifikimet e pasurive te tij ne vendin tone. Keto verifikime kane nisur duke iu derguar letra bankave, hipotekave si dhe duke sekuestruar dokumente ne zyrat e QKR-se dhe dogana. Qellimi i hetimeve ndaj boshnjakut jane aktivitetet e tij ne vendin tone, pas te cilave akuza pretendon se fshihet pastrim produktesh.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›