Berisha-Uidhers, replika per sistemin e drejtesise
TIRANE - Nuk kane munguar as dje replikat mes ambasadorit amerikan, Uidhers dhe kreut te qeverise, Berisha per pavaresine e institucioneve kushtetuese dhe konkretisht prokurorise dhe gjyqesorit. Duke shfrytezuar faktin se kane qene te dy ne te njejtin aktivitet, nenshkrimin e marreveshjes se "Sfides se Mijevjecarit", kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, nuk kane levizur nga qendrimi i tyre. Berisha ka kerkuar reforma te forta ne drejtesi, duke garantuar pavaresine e gjyqesorit, nderkohe qe Uidhers eshte shprehur se qeveria ka nderhyre ne pavaresine e gjyqesorit e prokurorise. Ndonese ne pamje te pare ata u treguan miqesore, deklaratat e tyre ne lidhje me sistemin e drejtesise ne vend kishin ndryshime te theksuara.
Berisha
Duke folur per sistemin e drejtesise, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria qe ai drejton ka nje perkushtim te plote ne lidhje me pavaresine e institucioneve te drejtesise dhe institucioneve te tjera te cilat jane te pavarura me ligj. Ai tha se korrupsioni ishte armiku kryesor i pavaresise se sistemit te drejtesise dhe ishte pikerisht ky fenomen, i cili mund te levizte edhe rolin, shume te rendesishem te ketij sistemi. "Eshte pikepamje e palekundur e imja dhe e qeverise time se rrenues kryesor i pavaresise se tyre eshte korrupsioni dhe se lufta kunder korrupsionit ne kete institucione eshte kusht vendimtar, qe ato te gezojne pavaresine kushtetuese ligjore qe meritojne dhe te permbushin me dinjitet nje mision te pazevendesueshem, shtylle kryesore ne nje sistem demokratik", deklaroi Berisha. Sipas Berishes, askush nuk mund te pretendoje se ka bere detyren, duke mos pare ne kopshtin e tij dhe pretenduar se eshte ne mendjen dhe mencurine me te larte te ketij kombi. Por nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se ne 10 apo 12 vite asnje prokuror ose gjykates nuk eshte perballur me ligjin, pavaresisht vepres qe ka kryer. Sipas tij, kjo ceshtje mbetet per t'u zgjidhur dhe do te zgjidhet nepermjet reformave.
Uidhers
Ambasadori amerikan Uidhers ka qene serish i ashper, ne lidhje me problemet e drejtesise ne vend. Sipas tij, shqetesimet qe ka permendur nje dite me pare ne lidhje me nderhyrjen e qeverise ne punet e prokurorise, nuk jane keqkuptime por ceshtje te mbeshtetura ne realitet. Ne kete menyre Uidhers gjeti rastin per t'u shprehur kunder ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar, per hetimin e punes se Prokurorise se Pergjithshme, njeheresh dhe thirrjes se eksperteve te huaj. "Shpesh me eshte thene, madje edhe nje nate me pare, se shqetesimet e mia jane te bazuara ne keqkuptime. Shqetesimet e mia jane te mbeshtetura ne realitet. Veprimet e fundjaves se kaluar te Ministrise se Brendshme dhe asaj te Drejtesise jane shqetesuese, sepse jane realitet. Angazhimet ne parlament per nje hetim mbi Prokuroren e Pergjithshme, pa asnje arsye legjitime jane shqetesuese, sepse jane reale", deklaroi ne fjalen e tij ambasadori amerikan ne Shqiperi. I cili me shume se njehere ka nenvizuar faktin, se shpreh qendrimin e qeverise amerikane. Sipas ambasadorit Uidhers, demokracia jo me fjale por me vepra, eshte elementi thelbesor i asaj qe deshiron SHBA per Shqiperine. "Bej te qarte se ne si amerikane, e dime si funksionon demokracia", tha ambasadori amerikan, teksa nenvizoi se zhvillimet do te ndiqeshin nga afer nga ana e perfaqesuesve dhe diplomateve amerikane ne Tirane.
Fatjona Mejdini