E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti NATO-s: Shqiperia, anetare ne 2009

Perfaqesuesit e vendeve anetare te NATO-s kane vleresuar perparimin e dukshem qe ka bere Shqiperia, ne drejtim te reformave dhe kane shprehur bindjen se ne samitin e ardhshem te NATO-s, ne prill 2009, vendi yne do te marre pjese si anetare me te drejta te plota. Keto vleresime u bene dje ne Bruksel gjate takimit te Komitetit te Larte te NATO-s me Shqiperine. Ne kete takim vendet Aleate vleresuan perparimin e Shqiperise dhe vune theksin ne finalizimin e reformes zgjedhore dhe ne drejtesi. Takimi i djeshem u drejtua nga ndihmes Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Martin Erdmann. Delegacioni shqiptar i perbere nga perfaqesues te institucioneve, kryesohej nga Koordinatori Kombetar per Integrim ne NATO, Glori Husi. Ne fjalen e tij Husi paraqiti arritjet me te rendesishme te ciklit te fundit, si dhe objektivat per vitin ne vijim ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit, reformen zgjedhore, ne drejtesi, ekonomi, ushtri dhe ceshtje te sigurise se informacionit te klasifikuar. Po keshtu ne takim perfaqesuesit shqiptare shprehen gatishmerine per te permbushur detyrimet e anetaresimit. Gjithashtu u falenderuan perzemersisht ato vende qe e kane ratifikuar Protokollin e anetaresimit dhe ato vende qe i kane nisur tashme keto procedura. Shqiperia prej prillit te ketij viti eshte edhe nje vend kandidat per tu bere pjese e NATO-s. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›