E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Une bej rruge, Rama blofe

Kryeministri Berisha mori pjese dje, ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e aksit rrugore Levan-Tepelene, duke premtuar perfundimin e ketij segmenti te rendesishem rrugor brenda mandatit te dyte qeverises. Gjate nje takimi me banoret e komunes Frakull te Fierit, kreu i qeverise deklaroi se qeveria ne mandatin e saj te dyte qeverises, do te vazhdoje ndertimin e rrugeve qe do te shkurtojne distancat ne te gjithe vendin, duke mos bere ndarje mes rrugeve permes zonave urbane dhe atyre rurale. Sipas kreut te ekzekutivit, ne mandatin e dyte qeverises, do te vazhdoje lidhja e Jugut me Veriun e Shqiperise, me rruget e standardeve me te mira te mundshme. Teksa ka sulmuar qe nga Fieri kreun socialist, Berisha deklaroi se "alternativa e qeverise per ndryshimin e vendit bie ne kundershtim te plote me politiken e blofit, e cila po zbatohet nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Doli Blof me Trebicken, doli blof me ujerat e Korfuzit". Sipas Berishes, Rama po vazhdon me blofet e tij politike dhe me mashtrimet, duke hedhur balte mbi kundershtarin politik. Duke shprehur bindjen ne mbeshtetjen ndaj qeverisjes se djathte, Berisha tha se qytetaret jane te afte te kuptojne alternativen me te mire qeverisese dhe te votojne ne zgjedhjet e ardhshme mazhorancen aktuale. Aksi rrugor Levan-Tepelene, financohet nga BEI dhe BERZH me nje vlere rreth 70 milione euro. Ky segment rrugor eshte pjese e Korridorit Veri-Jug, qe shtrihet nga Hani i Hotit ne kufirin Shqiptaro-Malazez ne veri deri ne Kakavije ne kufirin Shqiptaro-Grek ne Jug. Seksioni Levan-Tepelene, paraqet nje rruge me gjatesi 70 km, 60% e te ciles do te jete aks i ri dhe 40% do te jete permiresim i rruges ekzistuese. Ky segment eshte projektuar me dy kalime, sipas standardeve evropiane te rrugeve nacionale. Gjeresia e asfaltuar e rruges do te jete 10.5 m. Pika e fillimit te ketij aksi te rendesishem gjendet atje ku rruga Levan-Tepelene ,bashkohet me rrugen ekzistuese Fier-Vlore, 9.5 km ne Juglindje te Fierit. Per rreth 37.0 km rruga pershkon nje terren kryesisht fushor pergjate rrjedhes se Vjoses dhe bashkohet me rrugen ekzistuese Fier - Tepelene ne Fratar. Ky segment, ndjek luginen e Vjoses dhe shmang plotesisht zonen e veshtire kodrinore te Ballshit. Rruga arrin me pas ne Tepelene, duke ndjekur pak a shume gjurmen ekzistuese me permiresime te ndjeshme te karakteristikave gjeometrike dhe sigurise per perdoruesit. Domosdoshmeria e ndertimit te ketij aksi rrugor erdhi nga rritja e ndjeshme e trafikut koheve te fundit. Sipas studimit te trafikut te paraqitur ne Studimin Rajonal te Infrastruktures se Transportit per Ballkanin, paraqitur ne Konferencen Evropiane te Ministrave te Transportit, trafiku ekzistues ne kete aks eshte 3.500 mjete ne dite. Po keshtu pervec perfitimeve direkte ne shkembimin tranzit te mallrave, drejt qendrave te banuara ne Jug e me tej drejt Greqise dhe anasjelltas, rruga e re do te sjelle nje lidhje me te mire me zonen dhe pjesen tjeter te vendi. Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›