E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Punesimi shtylla e programit elektoral

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, prezantoi diten e djeshme programin elektoral dhe qeverises per 28 qershorin, "Planin per Veprim". Duke nisur nga dita e sotme programi do te prezantohet ne qytetin e Fierit dhe per te vazhduar deri ne fund te ketij muaji ne konventen elektorale te LSI. Meta prezantoi gjithashtu zedhenesin e programit elektoral te LSI, Edmond Haxhinasto dhe zedhenesin e LSI, Ralf Gjoni. "Ne themel te ketij "Plani per Veprim" qendron pikerisht punesimi, si shtylla kryesore dhe objektivi kryesor mbi te cilin do te ndertohet mireqenia e qytetareve shqiptare dhe ne radhe te pare e atyre qe jane pa pune", u shpreh Meta gjate fjales se tij. Ai tha se te gjitha politikat e tyre qeverisese, zhvillimore dhe arsimore jane ne funksion te punesimit, te krijimit te vendeve te reja te punes. "Sikurse e kemi bere te ditur prej kohesh, Plani yne per Veprim dhe programi yne elektoral dhe qeverises ka nje synim teper realist, por edhe ambicioz per hapjen e 100 mije vendeve te reja te qendrueshme te punes, gjate kater viteve te ardhshme", theksoi ish-kryeministri. Ne lidhje me ceshtjen e Gedecit, Meta u shpreh se ne rast se e gjithe opozita do te ishte bashkuar me qendrimet e qarta, parimore dhe konsekuente te LSI, pas kesaj tragjedie, Berisha nuk do te ishte sot kryeminister dhe drejtesia do te ishte krejtesisht e pavarur dhe e lire per te hetuar ne menyre te paanshme ne kete tragjedi. Lideri i LSI kerkoi gjithashtu nga kryeministri Berisha, qe te shmange konfliktin midis Berishes dhe shefes se ODIHR. "Berisha duhet te perqendrohet, vetem me arritjen e standardeve te zgjedhjeve dhe te heqe dore nga cdo tentative e mbrapshte, per te cenuar zgjedhjet ne standardet e tyre", apeloi Ilir Meta.

Turi i kryeministrit

Fier


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›