E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës nga Pogradeci: Analfabet në ekonomi, reforma dhe ligje

berishaPogradec- Shefi i qeverisë, Sali Berisha pasditen e së dielës teksa ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit ka theksuar se alterantiva e tyre eshte ajo e premtimeve qe mbahen.

Ne do krijojme 250 mije vende pune se në katër vitet që shkuan ia dolëm të subvencionojme 45 mije fermere ne mbare vendin- tha Berisha.

Ai premtoi trefishimin e granteve për bujqësinë, duke financuar 165 milion dollare dhe me keto se bashku me financimet private, do krijohen se paku 130 mije vende pune te reja ne Pogradec dhe mbare vendin. Ne do krijojme 250 mije vende pune se ne realizuam Pogradecin dhe Shqiperine turistike. Ne pak vite turiste dhe vizitore ne Shqiperi u rriten nga 300 mije ne 4.7 milione, sipas BB Shqiperia renditet ne nje nga dhjete vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote- tha ai.

Sipas tij, pas ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan, Qafe Plloc Qukes, do të shkurtohen distancat me qytetet kryesore, duke sjellë sipas tij turistët drejt qytetit te liqenit ne çdo kohe. Duke mos harruar pa akuzuar as kreun e opozitës, Berisha tha se Rama vetëm shpif dhe ofendon.

Policet i quan bandite, qytetaret rober, mesuesit injorante, nxenesit dele. Fyerjet kolektive jane te papranueshme, shtylla e dyte e programit te tij ka nxjerre krye ne menyre te shkelqyer keto dite, analfabetizmi total ne ekonomi, reforma, ligje. Po deklaron se do tua ule taksat 95% te shqiptareve dhe parate do ua marre 5% te shqiptareve. Shoku i autobust mavi mesoje se eshte A-ja e çdo ekonomie te lire, ekonomia e nje vendi te lire nuk rritet kurre nga lart poshte, kjo eshte injorance, ate e rrit klasa e mesme e vendit, ata qindra mijera qe zgjohen pa gdhire dhe punojne deri naten vone per familjet e tyre- tha Berisha.

Teksa ka ironizuar edhe deklaratat e Ramës për levizjet e kryeministrit me tank dhe i veshur me antiplumb.

Ne 2009 nxora nje urdher qe ndalon perdorimin e mjeteve publike ne fushate dhe une mora nje makine me qera, qe atij iu duk helikopter dhe u thoshte ju se po bej fushate me helikopter , une i thashe helikopteri nuk me jep vota, une jam per vota. Tani e njejta makine i duket si autoblinde dhe cdo dite thote se kryeministri ecen me blinde, jo Edi eshte e njejta qe po rend nga fushata ne fushate, qe ti nuk e ke me, kjo xhakete, ose kur s’kam ashtu, te duket parzmore, po Edi ato jane parzmore, je i humbur si ke qene deri sot, kot e ke. Edhe me kemishe e ne cdo forme ti je i humbur, i mundur i pashprese. Qytetaret presin nga ti alternativa dhe jo xhaketen apo veturen time, presin si do u zgjidhesh ti problemet qe kane. Presin te clirohesh nga komplekset- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›