KQZ: Përfundon procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme vendore
TIRANË- Krahas zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, më 23 qershor, janë zhvilluar edhe zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë, për kryetar të Bashkisë së Bulqizës, të komunës Thumanë në qarkun e Durrësit dhe në komunën Sevastër në qarkun e Vlorës.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj bëri të ditur se “procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të kryetarëve të njësive vendore, ka filluar gjatë orëve të para të ditës së sotme. Ndërsa në Bulqizë, Thumanë dhe në Sevaster, ka përfunduar procesi i numërimit të votave, pritet që shumë shpejt të përfundojë numërimi i tyre edhe në njësinë bashkiake numër 1 në Tiranë”.
Hoxhaj tha se, të gjithë komisionet e administrimit zgjedhor të njësive vendore po punojnë për nxjerrjen përfundimtare të rezultateve në sistem.
Përsa i përket numërimit të fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare, Hoxhaj tha se “ky proces 99% ka përfunduar tashmë, pasi pothuaj të gjitha ZAZ-të e kanë përfunduar këtë proces. E vetmja zonë e administrimit zgjedhor që është në procesin e numërimit të votave është ZAZ 38 ose njësia bashkiake numër 9 në Tiranë, e pritet të përfundojë shumë shpejt”
(e.m/BalkanWeb)