Politikanët “bashkë” në festën e Pavarësisë së SHBA-ve

Ndryshe nga herët e tjera, kjo festë është festuar më herët dhe jo në një territor amerikan, por tek Galeria Kombëtare e Arteve në qendër të kryeqytetit.
Ambasadori Aleksandër Arvizu priti gjithë të ftuarit në hyrje, ku spikasnin të gjithë personalitetet e politikës dhe të medias. Mes të ftuarve ishin kryeministri Sali Berisha, kryeopozitari Edi Rama, por edhe ish-kryeministri Fatos Nano, të cilët për asnjë moment nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
Në fjalën e përshëndetjes, ambasadori Arvizu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten gjithmonë mbështetës të patundur e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.
“Amerika është në anën tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni të ndërtoni një shoqëri të fortë, të ndershme dhe të drejtë. Një shoqëri në të cilën potenciali i plotë i Shqipërisë të mund të realizohet, ku aspiratat dhe pritshmëria e arsyeshme të përmbushen, ku shpresa është e gjallë dhe ëndrrat bëhen realitet”, tha në fjalën e tij ambasadori Arvizu. /Start/
2011-07-01 10:01